Drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Kiço Londo, është shkarkuar nga detyra.

Në një vendim të publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se Londo nuk do jetë më në krye të Teatrit Eksperimental.

Shkarkimi i tij është bërë me propozimin e Ministrisë së Kulturës dhe është miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Në krye të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është emëruar regjisori i njohur Altin Basha.