Shkrimtari durrsak, dhuratë të veçantë bashkëshortes në përvjetorin e martesës (VIDEO)

28/07/2018 - 17:04

   Letrat e dashurisë së katër viteve me bashkëshorten e tij Tatjanën kanë ardhur në një libër kushtuar historisë së tyre të dashurisë nga shkrimtari durrsak Shpendi Topollaj.

Si një buqetë urimi, libri “Romancë me letra dashurie” vjen pikërisht në  47-vjetorin e tyre të martesës. 

Shkak për këtë përmbledhje romantike të nostalgjisë së viteve të tyre të rinisë ishte gruaja e Dritëro Agollit, Sadija, rrëfen autori.

Letrat janë të shumta dhe plot ndjenjë. Ato sjellin menyren se si e shijonin rininë e tyre brezi i viteve të iluzioneve, plot sinqeritet dhe ëndrra.

Jeta e njeriut kalon shume faza disa prej të cilave mbeten të pashlyera në kujtesë. Disa nga keto momente mbeten në fotografitë e bera në kohë dhe nje pjesë tjetër mbetet në letrat e shkruara në  të cilat vlon pasioni rinor.   

Në periudhen e shkëmbimit të kësaj korrespondece, autori ishte ushtarak. Por Topollaj mbeti romantik gjithe jetën. Letrat të kujtojne deri diku, në kohe të ndryshme, Tatjanën dhe Onjeginin e Pushkinit, ose oficerin Lermontov se si shkruante nga provincat e humbura poezi dhe prozen e tij të paharrueshme.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qendra Kulturore e fëmijëve në Durrës, ka organizuar për të 9-in vit me radhë, kampionatin e Shahut mes shkollave 9-vjeçare të rrethit.

Shkrimtari dhe gazetari durrsak, Bashkim Hoxha, zgjodhi ditën e dashurisë dhe qytetin e tij të lindjes për të paraqitur para dashamirësve

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit është zvhilluar takimi me temë “Muzeu dhe interesi i tij publik”.

Dhjetëra artistë të njohur, por edhe një pjesë e atyre që për arsye emigrimi apo papunësie kanë braktisur karrierën, kanë fituar sipas nj

Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të ikonës së humorit shqiptar, Skënder Sallaku, Bashkia e Tiranës u dha familjarëve medaljen e mirënjohj

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare Kiço Blushi, gazetar, shkrimtar dhe skenarist i njohur.

Të gjithë ata që pëlqejnë zërin e kantautorit Ermal Meta do të mund ta ndjekin sërish nga afër.

Ditën e shtunë (2 shkurt) u zhvillua Finalja e Festivalit të IV të Ansambleve Popullore të shkollave 9-vjeçare të rrethit Durrës.