Shqiptarja që shkroi libër për gjakmarrjen, nderohet me çmim në Itali

26/04/2019 - 10:54

Shkrimtarja me origjinë shqiptare, Ismete Selmanaj Leba është nderuar me çmimin "Holmes Award 2019" për librin e saj "I bambini non hanno mai colpe" (Fëmijët kurrë nuk janë fajtorë).

Ky çmim iu akordua shkrimtares shqiptare në Napoli të Italisë, ndërsa ajo zgjodhi që këtë triumf t’ua dedikojë fëmijëve që vuajnë sot e kësaj dite fenomenin e saj.

"Ua kushtoj këtë çmim të gjithë fëmijëve të burgosur në shtëpi, në emër të një kodi të lashtë shqiptar, Kanunit. Ata janë viktima"-tha ajo, përcjell Albinfo.

Përmes këtij libri, shkrimtarja dërgoi në Itali historinë e Kanunit dhe  fenomenin e gjakmarrjeve në vendin tonë. Ajo ka theksuar se vetëm duke folur për problematikat dhe dukuritë arrihet të ndihmohet shoqëria.

Një vit më parë Selmanaj Leba mori edhe një çmim nga Fondacioni "Harpa" në Fier të Shqipërisë, për kontributin dhe përfaqësimin e zërit të autorëve shqiptarë në Itali.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Amfiteatrin e Durrësit është zhvilluar koncerti Albania Guitar Festival, duke sjellë një mbrëmje të mrekullueshme për të pranishmit. 

Skulptori i njohur durrsak Qazim Kërtusha vjen me një vepër të re: portret tribut, në 10-vjetorin e vdekjes, kushtuar idhullit dhe drejto

Në një nga mjediset e muzeut arkeologjik u çel ekspozita kushtuar figurës dhe ndihmesës së Agim Kavajës në trashëgiminë arkeologjike të D

Më 15 dhe 16 gusht 2019 do të jenë dy mbremje speciale të Festivalit të Kitarës (Albania Guitar Festival), ku të ftuar do të jenë virtuoz

Është çelur në Durrës Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip “DurrësScript”, i cili zhvillohet për të katërtin vit radhazi në shëtitoren bre

Në ambientet e Amfiteatrit Antik, mbrëmjen e 7 gushtit ka ulur siparin festivali i netëve klasike në Durrës.

Pasditen e sotme në orën 18:30 çelet Panairi i Librit te Sfinksi në qytetin e Durrësit, i cili do të qëndrojë i hapur nga data 8 deri më