Shuhet mjeshtri i këngës dibrane

31/05/2020 - 14:25

Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare këngëtari i njohur dibran, Qerim Sula. Ai ishte një nga këngëtarët më të njohur të zonës së Dibrës, ndërsa kishte marrë edhe titullin mjeshtër i madh. Sula ndërroi jetë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Qerim Sula lindi më 12 prill 1951. Edhe pse mbaroi shkollën mekanike, ai ishte i dashuruar dhe i përkushtuar me muzikën, ndaj që në moshë të re u aktivizua me grupet amatore të Zalldardhës, ndërsa në vitin 1967 me ansamblin “Dibra”.

Një vit më pas, më 1968-n bën prezantimin e parë në Festivalin e Parë Folklorik të Gjirokastrës me këngën e Hazis Ndreut, "Kënga e Lam Dacit", ku u vlerësua me çmim të parë për interpretimin e tij. Ka marrë pjesë në të gjitha Festivalet Folklorike deri në vitin 2000.

Ai është aktivizuar në mjaft trupa e ansamble, si dhe ka qenë pjesëtar i Estradës Profesioniste të Peshkopisë. Ka kënduar në shumë skena të vendit por edhe jashtë shtetit, si në Gjermani, Austri, Turqi, Belgjikë, etj.

Në vitin 1981 ishte në Kosovë me ansamblin “Kuksi i ri”. Në repertorin e tij ka një numër të madh këngësh epike, duke qenë nga këngëtarët më të suksesshëm të trevës së veriut, i vlerësuar me mjaft çmime e diploma të ndryshme, në aktivitet kombëtare. Ka realizuar dy albume me këngët më voluminoze dibrane.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është ndarë nga jeta profesor Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së

Gjovalin Lazri, mjeshtër i madh i violonçelit, është shuar ditën e sotme. Lazri është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. 

Një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë, rreth shek. XV-XII para Erës Sonë është zbuluar në Himarë.

Zyra Vendore Arsimore Durrës në bashkëpunim me Aleancën Franceze Durrës dhe Qendrën Kulturore të Fëmijëve kanë organizuar konkursin "Pran

Përditshmëria e saj është një frymëzim i madh për të.

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se kanë nisur sot (1 korrik) përgatitjet për

Një grup artistësh durrsakë kanë hapur këto ditë një ekspozitë të përbashkët në galerinë e arteve pamore “Nikolet Vasia”.

Ndahet nga jeta "Mjeshtri i valles popullore", Besim Zekthi. Zekthi është ndarë sot nga jeta ditën e sotme, në moshën 84-vjeçare, pas një

Flamur Bala, është një djalë i ri nga Durrësi, që jeta e ka vënë përpara disa vështirësive të forta, por ai e ka gjetur dritën në shpirti