Skandinavia foli shqip! Cili është albanologu suedez që i kushtoi jetën çështjes shqiptare (FOTO+VIDEO)

04/12/2018 - 13:10

Për nder të 28 nëntorit, ditës së flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, u mbajt një manifestim në Geteborg ( Göteborg) të Suedisë. Në këtë manifestim morën pjesë bashkatdhetarë nga Geteborgu si dhe qytetet e tjera përrreth. Në mesin e tyre kishte pjesëmarrës edhe nga Durrësi.

Manifestimin e hapi moderatorja Jonida Gjana, e cila në fjalën përshëndetëse për të gjithë të pranishmit, uroi ditën e flamurit si dhe 106-vjetorin, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Me motivin që kjo festë na bashkon kudo që jemi si shqiptarë, për ta kujtuar këtë datë historike,  mbrëmjes festive ia shtuan hijeshinë e madhështinë, filmi dokumentar kushtuar mikut të shqiptarëve, albanologut suedez Ullmar Qvick, si dhe promovimi i librit “Namatisje-Refleksione” nga durrsakja-ulqinake Gladiola Busulla Jorbus.

Në këtë dokumentar rrëfen vetë Ullmar Qvick për përqasjet e para me gjuhën shqipe dhe mënyrën se si lindi dëshira që ai të kontaktojë me shqiptarët dhe kontaktet e para me Shqipërinë, pastaj edhe vizita e tij përherë në viset shqiptare. Qvick tregon shumëçka gjatë këtyre minutave në atë film dokumentar, duke shpalosur ndjenjat e tij pozitive, dhe gjithçka kishte dëgjuar e mësuar për historinë e shqiptarëve, gjatë rrugëtimit të tij që nga fillesat e kontaktet e para e deri në ditët e sotme.

Dokumentari, tani është bërë publik në shumë media sociale dhe mund të shihet nga kushdo që ka dëshirë dhe të njihet më së afërmi me një njeri i cili pothuajse ia kushtoi të gjithë jetën çështjes shqiptare. Gjithashtu Ullmar Qvick është edhe dhëndër në Kosovë, përkatësisht në qytetin e Pejës.

“Namatisje-Refleksione” libri i autores së talentuar Gladiola Jorbus, pati po ashtu fatin të promovohet në nder të 28 Nëntorit para shumë bashkatdhetarëve intelektualë e artistë që jetojnë në Suedi. Libri është shkruar në Durrës, botuar në Boras (Borås) të Suedisë, u promovua në Shkup të Maqedonisë dhe tani së fundmi u prezantua edhe në Goteborg të Suedisë. Recensuan Sokol Demaku, shkrimtar, si dhe nga psikologia Diellza Alihajdaraj Partini. Pas përfundimit të promovimit dhe fjalës së dy resensorëve, autorja durrsake shpërndau dhe firmosi libra falas për të gjithë dashamirësit e librit dhe të Gladiolës në veçanti.

Manifestimi vazhdoi me pjesën e tretë të programit me muzikë të drejtpërdrejtë (live) nga grupi muzikor “Muzikantët e Goteburgut”. Aty u krijua vërtet një atmosferë festive ashtu siç i ka hije shqiptarit, t’i festojë e t’i kujtojë ditët kombëtare e historike. Gjatë kohës së pauzave, të pranishmit përveç se u shërbyen me kafe e ëmbëlsira, u njohën me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer përvoja e ide të ndryshme për projekte të radhës në lëmin e kulturës.

Organizatorët e kësaj mbrëmje ishin: shoqata kulturore “Mbretëresha Teuta”, nga Goteburgu (Göteborg)  Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” nga Borosi (Borås) si dhe shoqata “Albakos” nga Helsinbori ( Helsingborg) në Suedi.

Realizues të film-dokumentarit për albanologun suedez Ullmar Qvick ishin: regjisori Vranin Gecaj, aktori Victor Gadderus, Jeton Partini, Egjlale Shipoli, Julietta Spahia, Djellza Alihajdaraj Partini, të gjithë anëtarë të shoqatës “Mbretëresha Teuta” me kryetar Tritos Hoxha.

Nga Bahtir Latifi (Goteborg 2018)

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shkrimtari durrsak  Ylli Bare, pas një seriali librash të botuar me tema të shumëllojshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ka dalë së fundmi

Lahuta si pjesë e pandarë e këtij eposi së kreshnikëve është një instrument muzikor i domosdoshëm për gjallesën e këtij Cikli, por është

Kënga “Në rërë vizatoj" me muzikë të kompozitorit Ylli Ramzoti, tekst të Agim Bajramit, interpretuar nga Violeta Beshiri ka fituar çmimin

Në galerinë e arteve pamore "Nikolet Vasija" të qytetit të Durrësit shoqatat kulture atdhetare "Labëria" dhe "Ismail Qemali", në bashkëpu

Prej ditës së djeshme, në media ka qarkulluar lajmi lidhur me një vendim të UNESCO-s, ku thuhej se lahuta ishte pjesë e listës së trashëg

Një nga aktorët më të njohur të para viteve ’90, Luan Qerimi, u nda dje nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Suksesi është fjala që mund të përkufizojë më së miri pritshmëritë mbi librin më të ri të autores nga Durrësi, Gladiola Busul

Aktori i famshëm shqiptaro-amerikan, Xhevat Limani, ka ngjitur në skenën e teatrit të Durrësit, "Aleksandër Moisiu", poemën dramatike "Gj

Në kuadër të festave të nëntorit si dhe vitit mbarëkombëtër të Skënderbeut, dega e shoqatës atdhetare dhe kulturore "Tomorri" ka zhvillua

Shkrimtari durrsak, Vladimir Muça është një krijues që megjithëse në moshë, nuk resht së punuari kudo që ndodhet.