Skulptori i njohur nga Durrësi çel ekspozitën në Itali: Arti ia del mbanë gjithmonë

14/10/2020 - 19:27

Quhet “Dritë ne rilindjen e Venecias”, ekspozita personale me 7 vepra e skulptorit Helidon Xhixhës, i lindur në Durrës në një familje artistësh, me një karrierë ndërkombëtare. Skulptura në çelik, metal industrial me sipërfaqe si pasqyrë që reflekton qytetin e Venecias. Televizioni italian i ka kushtuar një kronike të posaçme ekspozitës së skulptorit shqiptar, i cili me veprat e tij i ka dhënë një ndriçim më shumë Venecias.

“Gjithmonë jam përpjekur të përjetësoj veprat e mia nëpërmjet dritës. Në kohët e errëta, ne kemi nevojë për dritë. Kjo ndodh si në Venecia ashtu dhe gjithë botën, kur ne lundrojmë në pasiguri, arti që ka pasur gjithmonë një rol të rëndësishëm duke treguar gjithmonë të vërtetën. Dhe ajo që dua të tregoj unë nëpërmjet dritës të artit tim, është rilindja e Venecias.”

Është një lidhje e fortë ajo mes Xhixhos dhe Venecias. Në bienalen e 2015, ka sjellë “Ajsbergun” një skulpturë të vendosur në kanalin e Madh, një vepër që denoncon me forcë ndryshimet klimatike, nëpërmjet një arti që pasqyron realitetin.

“Arti ia del mbanë gjithmonë. Edhe pse është një periudhë izolimi, kur të gjithë janë kaq të frikësuar për të ardhmen, për të nesërmen, artisti është ai që bën gjithmonë një hap përpara”,- thotë Xhixha. 

Ekspozita “Dritë në rilindjen e Venecias” do te qendroje e hapur deri më 20 dhjetor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mjeshtri dhe bilbili i këngës durrsake, Qemal Kërtusha feston sot 89-vjetorin e lindjes së tij.

Presidenti Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne të zhvilluar në Universitetin e Arteve, kompozitorin dhe muzikantin e shqua

· Librat e saj, që janë botuar në Itali nga shtëpia prestigjioze “Bonfirraro Editore”, janë bërë pjesë e kurrikulës universitare ital

Çmimi "Ambasador i Gjuhës Italiane në Shqipëri" këtë vit i është akorduar artistit nga Durrësi Helidon Xhixha.

Filmi shqiptar rinis udhëtimin për t'u përhapur në ekranet e huaja edhe në kohë pandemie.

Grupi i valleve në Qendrën Kulturore Durrës ka triumfuar në Festivalin e 18-të Folklorik Ndërkombëtar të Kërcimit "Ylberi i Prishtinës".

Pas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë se për shkak të pandemisë, Panairi i Librit për këtë vit nuk do të zhvillohet, ka reaguar edhe

  • Në shtatë qytete dhe komuna të rajonit Nojenkirhen (Neunkirchen) jetojnë 131 000 njerëz, 64 500 burra dhe 66 500 gra.

Studiuesja dhe shkrimtarja austriake Ruth Klueger, e njohur më shumë për një liber feminist në kohën e saj në kampet naziste, vdiq në Kal