Në studion e skulptorit Idriz Balani ka përfunduar faza e konstruktimit në argjil e shtatores së dëshmorit kosovar Ismet Asllani. Vepra është tenderuar nga Komuna e Lipjanit dhe do të vendoset në një nga sheshet e këtij qyteti me rastin e 10-vjetorit të shpalljes se Pavarësisë së Kosovës.

Shtatorja është e lartë 2.8 m. Rënja heroike e Ismet Asllanit ruhet thellë në kujtesën e popullit. Rreth kontributit për luftën dhe rrënjën heroike të tij, autori i shtatores Balani, thotë se ai dallon nga të tjerët për shkak të aktivitetit të tij.

Pas derdhjes në bronx, vepra monumentale do të vendoset në një nga sheshet e qytetit kosovar të Lipjanit. Përurimi i saj do të bëhet më 23 mars të këtij viti, që është edhe data e vrasjes së Ismet Asllanit nga forcat pushtuese serbe.