Fotografi Roland Tasho bën të ditur se të shtunën, më 21 dhjetor 2019, në galerinë “Nikolet Vasia”, pranë Bashkisë Durrës hapet një ekspozitë për “Durrësin dje dhe sot” të fotografëve të mirënjohur Roland Tasho, Gezim Domi, Elvin Shytaj, Ardian Hafizi dhe një grupi dashamirësish të fotografisë nga Tirana.

“Është një mundësi për të qenë bashkë me miqtë në këto ditë mundimshme; është një mendim për Durrësin, kur qyteti po përballet me të keqen e njerëzit janë të dërrmuar; është një dëshirë për të kujtuar se dhe gjeste të thjeshta si fotografia lehtësojnë sadopak, dhe për të besuar te Ripërtëritja e qytetit”, shkruan Tasho.

Postimi i plotë i Roland Tashos: