“Roma” dhe “The Favourite” dominojnë listën e nominimeve të çmimeve Oscar. Kjo është një ceremoni që i tërheq të gjithë pa përjashtim, por secili prej atyre që parakalon në tapetin e kuq ka një synim: Të kthehen në shtëpi me statujën e famshme.

Në ceremoninë e 91-të të Akademisë së çmimeve, që mbahet sot në mbrëmje në teatrin “Dolby” në Hollywood priten surpriza. Drama e regjisorit Alfonso Cuaron “Roma” dhe një komedi-dramë për gratë “The Favourite” dominojnë listën e nominimeve Oscar me nga dhjetë të tilla, përfshirë edhe atë për “Filmin më të mirë”.

Menjëherë pas këtyre dy filmave, është një tjetër prodhim i mirëpritur nga artdashësit. Filmi “A Star Is Born”, me Bradley Cooper dhe këngëtaren e famshme Lady Gaga ka 8 nominime. Po kaq nominime ka edhe filmi biografik për Dick Cheney, “Vice”. “Black Panther”, që bëri historinë si filmi i parë më superheronj që nominohet në kategorinë për “Filmin më të mirë”, me gjithsej 7 nominime.

Pas tij, me numrin më të madh të nominimeve vjen drama e Spike Lee “Blackklansman” që ka gjashtë të tilla. 5 nominime kanë filmat “Bohemian Rhapsody” dhe “Green Book” ndërsa nga 4 nominime kanë “First Man” dhe “Mary Popins Returns”.

Nominimet për aktorin më të mirë: Christian Bale (Vice) Bradley Cooper (A Star Is Born) Willem Dafoe (At Eternity’s Gate) Rami Malek (Bohemian Rhapsody) Viggo Mortensen (Green Book) Nominimet për aktoren më të mirë: Yalitza Aparicio (Roma) Glenn Close (The Wife) Olivia Colman (The Favourite) Lady Gaga (A Star Is Born) Melissa Mccarthy (Can You Ever Forgive Me?)

Nominimet për filmin më të mirë: Black Panther, BlacKkKlansman, Bohemian Rhapsody, The Favourite, Green Book, Roma, A Star Is Born.