Sot ditë zie në Kosovë, i jepet lamtumira e fundit Nexhmije Pagarushës

09/02/2020 - 10:16

Kosova është sot në zi. Presidenti Hashim Thaçi e ka caktuar 9 shkurtin, ditë zi kombëtare në nderim të veprës që la pas këngëtarja e mirënjohur Nexhmije Pagarusha.

Këtë të diel, flamuri do të ngrihet gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Varrimi i Nexhmije Pagarushës do të bëhet sot në orën 14:30 në fshatin Pagarushë të Malishevës, në një ceremoni familjare sipas amanetit të saj të fundit.

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, në shtëpinë e saj në Prishtinë. Ajo është konsideruar, si “Baresha” e këngës shqipe, me këngën që mban të njëjtin titull, kompozuar nga bashkëshorti i saj, Rexhep Mulliqi, duke i dhënë jetë melodisë edhe tingujve, por edhe duke sfiduar edhe vitet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy arkeologë dhe dy instrumentistë ishin protagonistët e mbrëmjes me titull "E ardhmja është në origjinë", që u organizua në mjediset e M

Dy gazetarë durrsakë kanë përgatitur një dokumentar televiziv kushtuar jetës dhe veprimtarisë së arkeologut të shquar Vangjel Toçi.

Është ndarë nga jeta shkrimtarja për fëmijë, Shpresa Vreto. Shkrimtarja ka mbyllur syte në moshën 76-vjeçare.

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi.

Me 78 vepra, kryesisht peizazhe të natyrës shqiptare, piktori 44-vjeçar nga Shijaku Ermir Llaftiu, ka çelur ekspozitën e parë personale "

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen Helena Kadaresë, shkrimtares dhe bashkëshortes së Ismail Kadaresë.

Festivali i Napolit 2020 mbërrin për herë të parë në Shqipëri.

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot për 80-vjetorin e lindjes aktorin e njohur Reshat Arbana.