Sot në hollin e teatrit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, do të mbahen homazhet në nder të Harallamb Boshkut, një nga historikët e shahut, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

Homazhet për nder të tij do të organizohen këtë të martë, nga ora 11:00-12:00, dhe më pas përcjellja për në banesën e fundit.

Harallamb Boshku ishte njëri nga mjeshtrat me gjurmë të shkëlqyera në sportin e shahut dhe me kontribut të vazhdueshëm në stërvitjen e brezit të ri.

NJOFTIMI I TEATRIT TË DURRËSIT:

Me hidhërim njoftojmë ndarjen e papritur nga jeta të HARALLAMB BOSHKU (Mjeshtër i FIDE) (1953-2019)

Homazhet për nder të tij do të organizohen në hollin e Teatri Aleksander Moisiu Durres nesër (sot) , datë 5, ora 11-12 dhe me pas përcjellja për në banesën e fundit ! 
Boshku ndërroi jetë në garë, gjatë zhvillimit të Turneut Ndërkombetar (rapid) të Prishtinës.
Harallamb Boshku ishte njëri nga Mjeshtrat me gjurmë të shkëlqyera në sportin e shahut dhe me kontribut të vazhdueshëm në stërvitjen e brezit të ri.
Teatri Aleksandër Moisiu i përcjell ngushellimet e sinqerta familjes dhe komunitetit te shahut!