Spektakli të dielën nuk duhet humbur, mbahet “Miss & Mister Durrësi 2020”!

18/02/2020 - 11:00

Këtë të diel më 23 shkurt, ora 18:00, te pallati i sportit “Ramazan Njala” do të mbahet eventi i “Miss & Mister Durrësi 2020”, një spektakël i vërtetë mes bukurisë durrsake dhe muzikës së luajtur nga artistët më në zë.

Ashtu si për vite me radhë, në këtë natë të veçantë për të rinjtë pjesëmarrës dhe organizatorët, producentja Myzejen Konduri, me pasionin e përkushtimin e saj, pritet të përcjellë një spektakël të plotësuar në mënyrë maksimale, me të gjithë komponentët e produksionit.

50 të rinj e të reja (25 vajza e 25 djem) do të konkurojnë në “Miss & Mister Durrësi”, për të zgjedhur midis tyre më të bukurën e më të bukurin e qytetit për vitin 2020, ku për 6 më të mirët do të jepen bursa studimi.

Ne event pritet të performojnë disa ndër këngëtarët më në zë: Mateus Frroku, Stiv Boka, Kejsi Tola, Albana Bajraktari etj.

Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë te pallati i sportit dhe te pallati i kulturës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në vitin 1584, shtypshkronja e qytetit të Durrësit shtyp një libër me poezi latinisht me titull “APOTHEOSIS || Nouiueteris Copiaecornu,||

Përmes një postimi në rrjete sociale, regjisorja durrsake Driada Dërvishi ka uruar Ditën Botërore të Teatrit.

Mjekeve, personelit mjekesor te mesem dhe te ulet,  ne shenje nderimi, mirenjohjeje dhe falenderimi, per kontributin dhe sakrificat e tyr

Mbrëmjen e së premtes, në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ZVA shpalli mësuesit më të mirë të Durrësit dhe shkollat e mesm

Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës ka zhvilluar konkursin në poezi, ese dhe pikturë "Përherë në zemrat tona", kushtuar festave të 7 dhe 8

Për të shtatin vit radhazi është zhvilluar në Durrës festivali i kitares klasike, "Guitar Festival".

“Ndonjëherë dita nis kështu për Galaksian dhe Karpetën, kuptohet…”, është ky statusi që aktori Igli Zarka shoqëron foton hot me

Këngëtarja nga Durrësi, Violeta Beshiri ka arritur të fitojë çmimin e dytë në  Festivalin Ndërkombëtar të Këngës për fëmijë në Rožaje të

“Një roman jo vetëm impresionues, por i mistershëm dhe trullosësh, i cili nuk mjaftohet vetëm me matematikën dhe racionalen e autorit