Sukses i trupës së teatrit të Durrësit në Butrintin antik

21/07/2015 - 19:05

21korrik 2015 - Prezantim tepër dinjitoz i trupës së teatrit të Durrësit “A. Moisiu” me shfaqjen e “Elektres” në skenën e teatrit antik të Butrintit në këtë edicion të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove.

Dy aktorët në rolet kryesore Amos Zaharia në rolin e Orestit dhe Eralda Caushaj në atë të Elektrës dhe gjashtë aktorët e tjerë të kësaj trupe, Mimoza Marjanaku, Xhejni  Fama, Gjergj Doçi, Suela Bako, Besmir  Bitraku dhe Vilma Hodo, me lojën e tyre të shkëlqyer nën rregjine e Laert Vasilit, morën duartrokitjet e shumta të publikut që e mirëpriti shfaqjen e trupës së  teatrit të  Durrësit.

Sonte në mbrëmje ngjitet në skenë trupa e komedisë së Shkupit me shfaqjen “Lisystrata” të Aristofanit me rregji të Natasha Poplavskës.

Ky edicion i Festivalit te Teatrove mbyllet me një vepër të njohur “Apologjia e vërtetë e Sokratit” që do të vijë nën interpretimin e aktorit të shquar durrsak  Mirush Kabashi.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në ditën kur teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit feston 66-vjetorin e themelimit të tij, një nga regjisoret më të talentuara të tij, Dr

Me 12 nominime, filmi ”The Favourite” është si për ironi, favoriti në garën e sivjetshme të çmimeve “Bafta”.

Bashkia Durrës organizoi një koncert në datat 28 dhe 29 dhjetor me grupe muzikore që performuan në sheshin “Liria”.

Mbrëmjen e djeshme është organizuar në pallatin e kulturës "Aleksandër Moisiu" në Durrës koncerti artistik "Bujaria durrsake" me rastin e

Me rastin e Vitit të Ri, një koncert festiv do të mbahet në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“Të falem i bukuri Durrës” kjo këngë që ngre peshë jo vetëm zemrat e durrsakëve e kënduar nga Qemal Kërtusha ka mbetur kënga emb

Mësues, nxënës dhe intelektualë durrsakë u takuan të martën në mbrëmje në

Piktorja Shpresa Milaqi Bajko, është njohur tashmë në qytetin e Durresit dhe më gjerë për pikturat e bukura plot kolorit e dinamizëm që s