Në kuadrin e veprimtarive kushtuar librit, Biblioteka Publike e Durrësit organizoi një ekspozitë të titulluar; “Pena femërore shqiptare e shekullit te ri”.

U ekspozuan afro 250 tituj të penës femërore shqiptare, pasuri e Bibliotekës së Durrësit.

Librat i përkasin gjinive të ndryshme: poezi, prozë, studime në fushën e historisë, gjuhësisë, letërsisë, publicistikë dhe materiale të përziera.

Shumë shkrimtare femra durrsake, të shoqëruara edhe nga nxënësit e shkollave ku ato japin mësim, mbushën sot ambientet e sallës së bibliotekës.

Përmendim këtu Flora Dervishin, Mimoza Erebarën, Gladiola Busullën, Ledi Kacanin, Vera Vasian dhe Merita Thartorin.

Nxënësit e shkollave "Gjergj Kastrioti", "Frymë dashurie", " 14 nëntori", "Vinçens Prendushi", si dhe vajzat e medresesë "Mustafa Varoshi", së bashku me drejtuesen e tyre, ishin të pranishme në aktivitetin e organizuar me këtë rast.

Kjo ekspozitë ishte si një buqetë e bukur që stafi i Bibliotekës Publike, drejtuar nga Mirela Ylli iu dhuroi grave, në muajin e tyre. Ekspozita u përgatit dhe u moderua nga bibliografja Teuta Dhima dhe klasifikatorja Alketa Psatha.

K.H.