“Teatri do shpëtojë”, Neritan Liçaj: Bëhen lëvizje nën rrogoz, edhe vetë Rama...

09/11/2019 - 20:58

Prej mëse një viti në protestë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, aktori i njohur Neritan Liçaj, shprehet besimplotë se godina do të shpëtojë. I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, Liçaj foli thotë se tashëm edhe vetë kryeministri e ka pranuar se është në një betejë e cila e ka nxjerrë edhe atë, në kuptimin figurativ të fjalës, lakuriq. Në këndvështrimin e aktorit, do ishte shumë më dinjitoze sikur kryeministri të tërhiqej.

“Situata është shumë e mirë, ne kemi shpresë shumë të fortë tani se Teatri do të shpëtojë. Sepse ka shumë ngjarje që ndodhin aty, të vogla për ditë, lëvizje nën rrogoz nga ana e qeverisë të cilat nuk përditësohen në media, por nuk është asnjëherë qetë aty, që të thuash u mbyll ky muhabet, por ama kemi garanci që kemi mbështetjen totale të opinionit shqiptar sepse e kuptoi se aty nuk bëhej fjalë për një teatër të ri aty bëhej fjalë vetëm për vjedhje të pronës publike, për shkatërrim të dinjitetit të artistëve dhe edhe opinioni ndërkombëtar është ndërgjegjësuar dhe është në krahun tonë.

Edhe me ligjin e plehrave, Rama e bën një ligj dhe e lë aty, nuk i jep zgjidhje dhe gjen një moment të dobët dhe përpiqet të përcajë fut gjithmonë alarmin do ndodhi diçka, sinjale, bën gati policët pastaj… është logjika e tij perverse që nuk përpiqet t’i zgjidhë problemet. Ai përpiqet t’i shuajë protestat përmes formave nga më perverset nga më të voglat, nga më të paskrupulltat dhe ti je në alarm gjithë kohën, nuk mund t’i zësh besë. Por kam përshtypjen se edhe ai vetë tashmë e ka kuptuar se është një betejë e cila e ka nxjerrë edhe atë, në kuptimin figurativ të fjalës, lakuriq. Për mua do ishte shumë më dinjitoze sikur kryeministri të tërhiqej, të pranonte ‘ ok, s’ka asgjë të keqe, gabova. Gabova tërhiqem, hajde ta zgjidhim’. Por këtë ai nuk e bën për kokëfortësinë e tij, kështu që tani edhe ai është në siklet, ky është këndvështrimi im” u shpreh Liçaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është ndarë nga jeta Konstandin Ropi, në moshën 90-vjeçare, apo siç e njohim ndryshe të gjithë “Partizani i vogël Velo”.

Më 30 korrik 2020, në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, komisioni i evidentimit të rezultateve të votimit për projektet kinematografi

Piktorja Shpresa Milaqi Bajko ka çelur ekspozitën e saj të pestë personale në galerinë e arteve "Nikolet Vasia" në Durrës.

Durrësi i dha sot lamtumirën e fundit intelektualit dhe arsimtarit të njohur, “Mjeshtrit të madh”, Halil Myderrizi. 

Humoristi i njohur i Estradës së Shkodrës, Anton Krosaj është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktori i mirënjohur fierak Fuat Boçi.

Enkeleida Jorgollari vjen në një ekspozitë për Durrësin, qytetin nga ku është larguar 20 vite më parë, të cilin jo vetëm që nuk e ka harr

Është ndarë nga jeta profesor Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së

Gjovalin Lazri, mjeshtër i madh i violonçelit, është shuar ditën e sotme. Lazri është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.