“Tornado” vjen në Tiranë, “Elita 5” koncert madhështor për 30-vjetorin e krijimit të grupit

29/08/2018 - 10:25

Skena e re e Amfiteatrit të Tiranës do të ndizet më fort se kurrë me fillimin e shtatorit. Gjatë gjithë muajve qershor – gusht amfiteatri i kryeqytet nuk ka ndalur për asnjë moment koncertet dhe aktivitet me artistë shqiptarë dhe të huaj, por radha tashmë është e legjendave, Elita 5.

Grupi ‘Elita 5’ do të zbresë në Amfiteatrin e Tiranës për të festuar 30-vjetorin e krijimit të grupit por dhe prezantimin e albumit më të ri, “Tornado”.

“Legjendat zbresin në Amfiteatrin e Tiranës…
Më 7 shtator në ora 20:00, festojmë së bashku 30-vjetorin e krijimit të grupit dhe prezantimin e albumit më të ri në një super koncert në qiell të hapur”, njofton Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionionit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qendra Kulturore e fëmijëve në Durrës, ka organizuar për të 9-in vit me radhë, kampionatin e Shahut mes shkollave 9-vjeçare të rrethit.

Shkrimtari dhe gazetari durrsak, Bashkim Hoxha, zgjodhi ditën e dashurisë dhe qytetin e tij të lindjes për të paraqitur para dashamirësve

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit është zvhilluar takimi me temë “Muzeu dhe interesi i tij publik”.

Dhjetëra artistë të njohur, por edhe një pjesë e atyre që për arsye emigrimi apo papunësie kanë braktisur karrierën, kanë fituar sipas nj

Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të ikonës së humorit shqiptar, Skënder Sallaku, Bashkia e Tiranës u dha familjarëve medaljen e mirënjohj

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare Kiço Blushi, gazetar, shkrimtar dhe skenarist i njohur.

Të gjithë ata që pëlqejnë zërin e kantautorit Ermal Meta do të mund ta ndjekin sërish nga afër.