Dhjetëra nxënës të shkollave të mesme në Durrës kanë marrë pjesë në ekspozitën "Turizmi dhe Riciklimi". Gjimnazistët kanë prezantuar punime ku kanë realizuar me materiale të reciklueshme monumentet më të rëndësishme historike dhe arkeologjike të qytetit bregdetar.

Nxënësit e shkollës së mesme "Leonik Tomeo" shprehen se këtë ekspozitë e kanë parë si një punë artistike dhe me anë të tyre kërkojnë sensibilizimin e shoqërisë për përdorimin e materialeve ricikluese.

Ekspozita në fjalë është organizuar nga shoqata "Udhëtim i lirë". Drejtuesja e saj, Miranda Mansaku shprehet se kjo ekspozitë vjen në kuadër të dy ngjarjeve të rëndësishme për mjedisin sic është 18 prilli dita e monumenteve dhe 22 prilli dita ndërkombëtare e tokës.

Punimet e nxënësve të realizuara nën moton "Unë ricikloj" do të qëndrojnë disa ditë të ekspozuara në galerinë e arteve figurative "Nikolet Vasia" të qytetit të Durrësit. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit "Youth Eco Act" dhe ka gjetur edhe mbështetjen e ambasadës suedeze në Tiranë.