“U shkëput një gjerdan i kinemasë”- Reshat Arbana i prekur nga humbja e regjisorit të njohur

22/11/2020 - 13:43

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Reshat Arbana e ka cilësuar një humbje të madhe për artin, ndarjen nga jeta të regjisorit Muharrem Fejzos.

Në një prononcim për News24, Arbana tha se Fejzo ishte një prej regjisorëve më të mirë shqiptarë, ndërsa përveç se bashkëpunëtorë, ata ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin.

“Humbja e tij, lajm i trishtë për artin. U shkëput një gjerdan i kinemasë shqiptare. Me Muharremin kam luajtur me të tek ‘Fijet që Priten’. Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve të tij. Fejzo ishte një prej regjisoreve më të mirë shqiptarë. Ka qenë një prej miqve të mi më të mirë”, tha aktori Arbana.

Muharrem Fejzo ishte prej 2 javësh i shtruar në një spital në Itali, ndërsa ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Romani më i fundit i gazetarit dhe shkrimtarit Bashkim Hoxha është promovuar pasditen e së enjtes para një grupi të rinjsh durrsakë.

Adem Gjepali, aktori i estradës së Durrësit feston sot 75-vjetorin e lindjes.

Teatri i Durrësit, "Aleksandër Moisiu" feston sot 68-vjetorin e krijimit.

Humb betejën me Covid-19, kantautori i njohur shqiptar, Kujtim Prodani.

Sot mbushen 4 vite që Ismail Hidri nuk është më midis nesh.

Ndërron jetë Xhemil Tagani, aktor i njohur i Teatrit dhe kinematografisë. Aktori Xhemil Tagani ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

2021 ka nisur mbarë për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili është nderuar nga presidenti francez Emmanuel Macron me titullin e lartë shtetë

Ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orkocka.

Kongresi i Durrësit ishte mbledhje e përfaqësuesve të Shqipërisë e mbajtur në Durrës, për të siguruar pas mbarimit të Luftës së P

Mbrëmjen e kaluar, u prezantuan këngët pjesëmarrëse në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.