Vendoset në Parma busti i Skënderbeut, vepër e skulptorit të njohur Idriz Balani (FOTO)

08/12/2019 - 09:59

Busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu është vendosur në parkun “Eunice Kennedy” në qytetin e Parmës, Itali.

Ceremonia e inagurimit të veprës së skulptorit të njohur durrsak, Idriz Balani, është zhvilluar paraditen e së shtunës. Qyteti i Parmës bëhet kështu i pari qytet në veriun e Italisë, që promovon një iniciativë të tillë.

Inaugurimi i bustit të Balanit u bë në kuadër të edicionit të 13-të të muajit të Kulturës Shqiptare në Parma, e promovuar dhe mbështetur nga shoqata “Skënderbeg”.

Në ceremoninë e inaugurimit të bustit të heroit kombëtar të Shqipërisë ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Parmës Federico Pizzarotti.

Ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri, e shoqëruar edhe nga konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Milano, Adrian Andreja dhe nga konsullja e përgjithshme e Shqipërisë në Milano Anila Pojani, falenderuan administratën e bashkisë dhe qytetin e Parmës për mbështetjen e ofruar për këtë iniciaticë.

“Ky inaugurim shpreh vullnetin politik për bashkëpunim dhe solidaritet. Ashtu si ndihma e menjëhershme që italianët dhanë menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit. Zjarrfikësit dhe Mbrojtja Civile italiane ishin të parët që mbërritën për të dhënë ndihmën e tyre. Skënderbeu na bashkon, na bashkon historia e tij, vlerat e tij”,- tha gjatë ceremonisë ambasadorja Anila Bitri. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është ndarë nga jeta Konstandin Ropi, në moshën 90-vjeçare, apo siç e njohim ndryshe të gjithë “Partizani i vogël Velo”.

Më 30 korrik 2020, në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, komisioni i evidentimit të rezultateve të votimit për projektet kinematografi

Piktorja Shpresa Milaqi Bajko ka çelur ekspozitën e saj të pestë personale në galerinë e arteve "Nikolet Vasia" në Durrës.

Durrësi i dha sot lamtumirën e fundit intelektualit dhe arsimtarit të njohur, “Mjeshtrit të madh”, Halil Myderrizi. 

Humoristi i njohur i Estradës së Shkodrës, Anton Krosaj është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktori i mirënjohur fierak Fuat Boçi.

Enkeleida Jorgollari vjen në një ekspozitë për Durrësin, qytetin nga ku është larguar 20 vite më parë, të cilin jo vetëm që nuk e ka harr

Është ndarë nga jeta profesor Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së

Gjovalin Lazri, mjeshtër i madh i violonçelit, është shuar ditën e sotme. Lazri është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.