VIDEO/ Festivali i Napolit 2020 mbërrin për herë të parë në Shqipëri, sonte në mbrëmje zhvillohet në Durrës

19/09/2020 - 13:57

Festivali i Napolit 2020 mbërrin për herë të parë në Shqipëri. Ai do të zhvillohet në qytetin e Durrësit falë shoqatës kulturore “New Umor Sound”, që drejtohet nga Luljeta Strefi dhe bashkëshortit të saj, Giuseppe Palumbo, i cili është në rolin e drejtorit artistik. Në këtë festival do të marrin pjesë këngëtarë shqiptarë, të cilët do të këndojnë këngë të përzgjedhura napoletane.

Eventi do të zhvillohet sonte në orën 18.00 në sallën e Teatrit "Aleksandër Moisiu" pa praninë e spektatorëve, për shkak të situatës së COVID-19.

Ky aktivitet do të transmetohet drejtpërsëdrejti online në faqen zyrtare të Festivalit të Napolit si dhe në valët e RTSH. Organizatorët e këtij festivali gjatë paradites së sotme zhvilluan një konferencë për shtyp, duke treguar disa nga surprizat e tij. Fituesi i këtij festivali do të përfaqësojë shqipërinë në festivalin napoletan në Napoli të Italisë.

Pse Festivali i Napolit po mbërrin në Shqipëri këtë vit? "Për shkak se nga ky vit një veprim për të ndërkombëtarizuar Festivalin e Napolit është duke u zhvilluar gjithashtu në dritën e njohjes së bërë nga UNESCO", shpjegoi  Giuseppe Palumbo.

Për Massimo Abbate, krijuesi i këtij festivali dhe që do të jetë në juri, ky event është mjaft i rëndësishëm, pasi tregon urat e bashkëpunimit mes muzikës.

Shoqata “New umor sound” e themeluar 25 vjet më parë në Napoli dhe që prej vitit 2014 transferuar dhe themeluar në Durrës, dhe kryesuar nga Luljeta Strefi ka diskutuar për të organizuar Festivalin e Brezit të Ri në Napoli 2020 në Shqipëri muaj më parë, sipas Strefit dhe më në fund u bë realitet.

Ylli Ramzotit si drejtor artistik i Festival di Napoli 2020 në Shqipëri, tha se interpretimi live në këtë festival është një vlerë që tregon profesionalizmin e tij.

"Durrësi ka njohje të thellë dhe të hershme me kengën napoletane", thotë ai ndërsa e quan ardhjen e këtij fevstivali te ne një gjë të mirë.

I ftuar special në edicionin e parë të Festival di Napoli 2020 në Shqipëri, është dhe këngëtari fitues i Festival di Napoli 2019 në Napoli, Antonio Petrosillo, i cili tha se ndihej i emocionuar që ndodhej në Shqipëri.

Për artëdashësit dhe publikun, i cili fatkeqësisht nuk do të jetë në sallë, ka një surprizë, tingujt e këtij aktiviteti do të përcillen në sheshin “Liria” nëpërmjet anës zanore për t'u dëgjuar e shijuar nga të gjithë qytetaret. Edicioni i 6-të i Festivalit të Napolit ne Itali është planifikuar në dhjetor 2020 në tre mbrëmje, në një teatër prestigjioz.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka ndërruar jetë këtë mbrëmje një nga kompozitorët më të njohur shqiptarë të të gjitha kohërave.

“Dritë për nesër” quhet koncerti homazh i organizuar nga Bashkia Tiranë në sheshin përpara Universitetit të Arteve në nder të viktimave t

Dy instrumentistë shqiptarë mbrëmjen e kaluar ishin protagonistë të një koncerti të organizuar në Sanntiago de Compostela (Spanjë).

Si çdo vit do të zhvillohet Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ku do të marrin pjesë këngëtarë të ndryshëm shqiptarë dhe f

Mjeshtri dhe bilbili i këngës durrsake, Qemal Kërtusha feston sot 89-vjetorin e lindjes së tij.

Presidenti Ilir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne të zhvilluar në Universitetin e Arteve, kompozitorin dhe muzikantin e shqua

· Librat e saj, që janë botuar në Itali nga shtëpia prestigjioze “Bonfirraro Editore”, janë bërë pjesë e kurrikulës universitare ital

Çmimi "Ambasador i Gjuhës Italiane në Shqipëri" këtë vit i është akorduar artistit nga Durrësi Helidon Xhixha.

Filmi shqiptar rinis udhëtimin për t'u përhapur në ekranet e huaja edhe në kohë pandemie.

Grupi i valleve në Qendrën Kulturore Durrës ka triumfuar në Festivalin e 18-të Folklorik Ndërkombëtar të Kërcimit "Ylberi i Prishtinës".