VIDEO/ Homazhe në nderim të Halil Myderrizit, nderohet me titullin "Fisnikëria durrsake"

31/07/2020 - 16:33

Durrësi i dha sot lamtumirën e fundit intelektualit dhe arsimtarit të njohur, “Mjeshtrit të madh”, Halil Myderrizi. 

Me dhjetëra miq e dashamirës, anëtarë të shoqatës “Durrësi”, përfaqësues nga institucionet dhe figura publike të qytetit morën pjesë në homazhet që u bënë në nderim të Myderrizit, në sheshin para bashkisë së qytetit. 

Me motivacionin “Për kontributet e shquara në edukim, arsim dhe në shërbim të qytetarisë durrsake”, shoqata “Durrësi autokton” dhe bashkia e Durrësit i akorduan Myderrizit titullin “Fisnikëria durrsake”, pas vdekjes. 

Në fjalën e saj, kryebashkiakja Emiriana Sako tha se kujtimi i Halil Myderrizit do të mbetet i paharruar për shumë durrsakë që e njohën nga afër, njohën vlerat dhe intelektin e tij.

Ndërkohë, kryetari i shoqatës “Durrësi autokton”, Abdulla Deliallisi, në fjalën e saj vlerësoi kontributin e dhënë ndër vite nga Halil Myderrizi për përgatitjen e brezave të tërë nxënësish, respektin e të cilëve ai e gëzonte edhe sot e kësaj dite.

“Halil Myderrizi do të mbahet mend si njeriu i qetë e fjalëpak, por gjithmonë në mbrojtje të së drejtës”,- tha Deliallisi ndër të tjera në fjalën e tij.

Pas homazheve, arkivoli me trupin e Halil Myderrizit u nis drejt banesës së fundit, ku do të prehet përgjithmonë. Ai u nda nga jeta një ditë më parë, pas një sëmundje të gjatë. Përveç kontributit në fushën e arsimit, Myderrizi do të mbahet mend nga durrsakët si një nga themeluesit dhe kryetari i parë i shoqatës “Durrësi”.

M.B.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Festivali i Napolit 2020 mbërrin për herë të parë në Shqipëri.

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot për 80-vjetorin e lindjes aktorin e njohur Reshat Arbana.

Janë kurorëzuar në Durrës pas një stuhie vështirësish prej pandemisë së Covid-19, “Miss & Mister Turizmi 2020”.

Këtë vit u mbushen 60 vite nga premiera e trupës së parë profesioniste të varietesë në qytetin e Durrësit.

Pas nje beteje të gjatë rreth 4- javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në një nga spitalet Covid, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e

Skeptikët shprehen se Universiteti Mesjetar i Durrësit ka qenë një keqkuptim termi, por studimet bashkëkohore kanë vërtetuar se emërt

Shkrimtarja shqiptare Gladiola Jorbus vjen me një novelë të gjatë 50 faqesh.

“Fest-Loja, luajmë dhe vallëzojmë”, aktiviteti kulturor ndërkombëtar që për shumë vite me radhë ka mbledhur me qindra fëmijë nga shumë ve