VIDEO/ Me duartrokitje e lule, përcillet për në banesën e fundit Gulielm Radoja, amaneti i aktorit

07/05/2021 - 12:44

Paraditen e kësaj të premteje është përcjellë për në banesën e fundit aktori i njohur, Gulielm Radoja.

Përcjellja është bërë nga banesa e aktorit në lagjen nr.17 të Durrësit për në varrezat e qytetit bregdetar, ku miq, kolegë, të afërm e qytetarë të shumtë kanë dalë për ta duartrokitur për herë të fundit për gjithçka la pas.

Ceremonia e lamtumirës së Radojas ka qenë private, pasi amaneti i aktorit ishte që të mos kishte homazhe.

"Unë, qytetari Gulielm Radoja, e sfidoj këtë qeveri, këtë anonimat… dhe si aktor nuk do t’i lejoj kurrë luksin atyre, që të vijnë të bëjnë homazhe në kufomën time. Siç i sfidoi Bujar Lako, edhe Fadil Kujovska, edhe Fatos Çela… Jo thanë! Nuk duhet të vinë të bëjnë show me kufomat tonë, do shkojmë atje si qytetarë", pati deklaruar në vitin 2018 aktori teksa protestonte për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Aktori i madh, Gulielm Radoja, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 5 majit për shkak të komplikacioneve në shëndet që i shkaktoi Covid-19, ka luajtur më shumë se 30 role në kinematografi dhe për meritat e tij artistike është nderuar me titullin "Artist i Merituar".

Ikja e tij e përjetshme në moshën 76-vjeçare la trishtim të thellë për familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë shqiptarët.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nxënësit e shkollës artistike "Jan Kukuzeli" në Durrës kanë zhvilluar një koncert mbrëmjen e kaluar në ambientet e Muzeut Arkeologjik.

Ajo kërkon të mirëkuptohet nga bashkëshorti, të gjejë tek njeriu që ka zgjedhur të ketë përkrah një shok dhe një mbështetës.

Aventurat dashurore të beqarit francez, Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe, në komedinë e sukseshme dhe mjaft të dashur për artdashës

Emmi Rushiti është njëra nga fitueset e çmimit të parë të edicionit të VI-të të Festivalit të Ansambleve Popullore të shkollave 9-vjeçare

Në mjediset e Bibliotekës së Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës u promovua libri  “Zhvillime urbane: tradita dhe risi Rasti i Kamzë

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Pirro Mani.

Për të 19-n vit është mbajtur eventi "Miss dhe Mister Durrësi 2021", ku janë përzgjedhur mbretëresha dhe mbreti i bukurisë durrsake.

Ditën e sotme, në sheshin "Italia", para Stadiumit Kombëtar u inaugurua skulptura e artistit të njohur ndërkombëtar Helidon Xhixha.

Zyra Vendore Arsimore Durrës ka organizuar këtë të hënë ceremoninë e ndarjes së çmimeve të edicionit të XII, të Festivalit Rinor "Epidamn