VIDEO/ Projekti për Teatrin e ri Kombëtar

Postuar: 22/02/2018 - 10:45

"Shqiptarja.com" zbulon për herë të parë projektin për Teatrin e ri Kombëtar.  Këto foto na njohin me projektin e  realizuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels, i përmendur nga kritika si “një nga arkitektët më frymëzues të kohës sonë”. Në foto duket qartë se cila do të jetë pamja që do të ketë godina e Teatrit të ri Kombëtar. Ndërtesa e Teatrit, sipas këtij projekti do ta ketë hyrjen në krahun e djathtë, ku është aktualisht pishina e Teatrit Kombëtar.

Në barkun e Teatrit do jetë një galeri që do të lejojë kalimin për në krahun tjetër. Pas teatrit duket qartë se ka edhe pallate, por nuk ka asnjë kullë. Përveç skenës së brendshme, Teatri do të ketë edhe një amfiteatër mbi tarracë, pra një skenë verore. Me sa duket ky projekt do të largojë dyshimet e artistëve për ndërtimin e kullave në territorin e Teatrit Kombëtar.

Gjatë ditëve të mëparshme ata kanë pasur në qendër të protestës edhe mungesën e transparencës për projektin e godinës së re. Shqiptarja.com zbulon tashmë se ky është draft-projekti i parë i arkitektit danez, Bjarke Ingels, që tashmë e ka në dorë Ministria e Kulturës për ta studiuar.

Sipas informacioneve të Shqiptarja.com Teatri i ri mund të ndërtohet me një Partneritet Publik-Privat, sipas modelit të përdorur për stadiumin “Qemal Stafa”, duke minimizuar kostot për buxhetin e shtetit. Privatët që do të ndërtojnë Teatrin që mbetet pronë shtetërore, do të fitojnë tokën për të ndërtuar pak më tutje pallate. Megjithatë detajet nuk janë ende të përcaktuara.

Kush është Bjarke Ingels

Bjarke Ingels

Arkitekti danez Bjarke Ingels është përmendur shpesh nga kritika dhe industria e ndërtimeve si një nga arkitektët më të shkëlqyer të kohës. Ingels ka lindur në Kopenhagen në vitin 1974 dhe filloi të studionte arkitekturën në Akademinë Mbretërore në vitin 1993. Në një epokë kur shumë arkitektë sapo po fillojnë të afirmojnë veten në praktikat profesionale, Ingels ka fituar dhjetëra konkurse të shumta dhe ka arritur një nivel të lartë të vlerësuar deh është bërë i famshëm nga vlerësimet e  kritikëve të mirënjohur

Një famë si e tij, ndodh rrallë që ta ketë një arkitekt në moshë kaq të re. Në fillim Ingels ka shfaqur interes për t'u bërë karikaturist, por nisi të mësonte në në shkollën e arkitekturës me shpresën se do të përmirësonte aftësitë e tij të vizatimit. Dhe  ndërsa studionte ai zbuloi pasionin e tij për arkitekturën dhe vazhdoi studimet në Barcelonë. Pasi punoi për tre vjet në OMA në Roterdam. Më pas u bë bashkëthemelues i grupit PLOT Arcitects me Julien de Smedt .. Ai ka zyra në Kopenhagen dhe Nju Jork, BIG ka arritur një karrierë të jashtëzakonshme duke krijuar një prestigj ët lartë në shkallë ndërkombëtare. Ingels ka projektuar edhe Muzeun Komëbëtar në Danimarkë dhe ndërtesa të tjera në Kopenhagen, Singapor, Abu Dabi,  Nju Jork etj.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në qytetin e Durrësit është organizuar festa tradicionale që zhvillohet prej vitesh “Festa e Detit’.

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta shkrimtari i mirënjohur shqiptar Loni Papa.

I janë dashur dy muaj kohë për të përgatitur kalendarin artistik veror TKOB, që pas anoncimit të këtij lajmi më 13 prill, kur drejtuesja

Aktori Laert Vasili ishte i ftuar sot në “KafeIN” për të diskutuar në lidhje me prishjen e Tatrit Kombëtar, një temë e cila ka shkaktuar

Aktori Bujar Kapexhiu ka dalë hapur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli ka sqaruar reagimin e tij ndaj artistit të njohur Mirush Kabashi, pas qëndrimit që ky i fundit sh

   Në qytetin e Durrësit është organizuar festivali “Pranvera poetike durrsake”.

Të bashkuar për një qëllim të vetëm, për t’iu ardhur në ndihmë sa më shumë fëmijëve në nevojë.