Visar Zhiti: Si e mori vesh im bir se isha në burg, di disa emra të dosjes sime

04/08/2018 - 22:20

Visar Zhiti, poet dhe shkrimtar i njohur, ish i burgosur i komunizmit, thotë se duke i hedhur atij prangat, Shqipëria burgosi veten e saj.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës (shiko këtu videon), ai thotë se ashtu si shumë bashkëvuajtës të tjerë, ka gjetur dosjen e tij që është plot me pseudonime të njerëzve të cilët e spiunuan dhe e burgosën vetëm e vetëm se kishte shkruar disa poezi. Ai thotë se i di disa emra por se ka ndrojtje t’i thotë emrat e tyre dhe reciton një dyvargësh: “Në botën e rrëmujës dhe të vajit, vëllezër faljani vëllait”.

Ai tregon edhe bisedën me të birin kur ishte fëmijë dhe e kishte marrë vesh se kishte qenë në burg. Ai e kishte pyetur: “Baba ti ke qenë në burg? A shkojnë të këqinjtë në burg?”.

“Vuajtja na mëson të dimë të duam”, tha zoti Zhiti në intervistën me Ilir Ikonomi në një park të Uashingtonit. Shkrimtari, i cili sapo ka përfunduar detyrën në Ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin amerikan, rrëfen vitet e tij të burgut, formimin si poet dhe ndjeshmëritë e jetës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot ka nisur Panairi i Librit “Tirana 2018”, që do të zgjasë 5 ditë, nga data 14 deri më 18 nëntor.

Kanë mbërritur në Shqipëri eshtrat e personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe, Mid’hat Frashëri.

Shfaqja teatrore “Tri gra dhe Misugi” me regji nga Suela Bako për dy netë me radhë u ndoq me shumë kureshtje nga publiku durrsak në skenë

Ka startuar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës edicioni i katërt i këngëve korale, një festival i cili angazhon masivisht fëmijët

Që në fillim të vështrimit tim, lidhur me këtë libër mjaft të rëndësishëm, më duhet të them se autorja Gladiola Jorbus (Busulla) është re

Namatisja” - libri fluturak i durrsakes Gladiola Jorbus (Busulla), i ngjizur në Shqipëri dhe botuar në Boros t

Orkestra e harqeve “Aleksandër Moisiu” të Durrësit është nderuar këto dit

Relikti i një anijeje që i përket periudhës postmedioevale ka dalë në dritë ditët e fundit në bregdetin e Kepit të Rodonit.

Kendi i BE, pjesë e Projektit “Bashkitë për në Evropë”, projekt ky që financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Q