* Për të gjithë të apasionuarit e librit, "Durrës Lajm" sjell titujt e rinj që mund të gjeni në libraritë e qytetit.

"La bella vita"- Martina Cole

La bella vita

Një roman fenomenal nga mbretëresha e dramës kriminalistike, Martina Cole.

Gangsteri me nam, Kain Morani, e donte Xheni Rajlin siç nuk kishte dashur askënd dhe asgjë tjetër në jetë, sepse ajo nuk ishte një vajzë si gjithë të tjerat, por… kishte një problem: ai nuk ishte një burrë i lirë dhe fjalët e gruas së tij “derisa vdekja të na ndajë”, nuk kishin dalë më kot nga goja e saj. Kur Kaini dënohet me 25 vjet burg, Xheni vendos ta presë, madje duke e zëvendësuar në drejtimin e bizneseve të tij të paligjshme. Së bashku, ata do të ëndërrojnë ta jetojnë sërish jetën e bukur që të ofrojnë paratë pa fund nga biznesi i drogës. Por telashet e tyre nuk kanë të sosur. Xheni dhe Kaini do të marrin mësimin më të rëndë në jetë: NËSE DO TË JETOSH JETËN E BUKUR,DUHET TA PAGUASH SHTRENJTË!

"Darka"- Herman Koch

Dy çifte prindërish të nderuar darkojnë qetësisht në një restorant luksi, ndërkohë që luhet fati dhe e ardhmja e të dyja familjeve. Zhvillojnë një bisedë të këndshme, flasin për filmat, për planet, për pushimet. Por nuk guxojnë të përballen me problemin për të cilin janë takuar: të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Një jetë me sportin”- Mehdi Bushati

Image result for nje jete me sportin mehdi bushati

Është një libër historik- biografik që përmban rrëfime të patreguara më parë nga ish-futbollisti Bushati. Libri ndahet në tre pjesë ku pjesa e parë flet për hapat e parë të Bushatit në sport, rrëfen karrierën me Dinamon dhe Kombëtaren.