* Për të gjithë të apasionuarit e librit, "Durrës Lajm" sjell titujt e rinj që mund të gjeni në libraritë e qytetit.

“Dorëshkrimi i gjetur në Akra”- Paulo Coelho

Paulo Coelho Doreshkrimi i gjetur ne Akra (1)

14 korrik 1099. Ndërsa Jerusalemi përgatitet për dyndjen e kryqtarëve, një burrë grek, i njohur si Kopti, mbledh gjithë banorët e qytetit, të rinj e të moshuar, gra e fëmijë, në sheshin ku Pilati kishte dorëzuar Jezuin drejt fundit të tij. Mes gjindjes përreth ka të krishterë, hebrenj e myslimanë, të mbledhur turmë, në pritje të fjalimit që duhet t’i përgatisë për betejën e afërt, por Kopti nuk do t’u flasë për të: plaku i urtë i grish të kthejnë shikimin nga mësimet e jetës së përditshme, nga sfidat dhe nga vështirësitë që duhen përballur.
Sipas Koptit, mençuria e vërtetë buron nga dashuria, nga dështimet e vuajtura, nga ditët e krizës, po aq sa nga të lavdisë, si dhe nga bashkëjetesa e përditshme me pashmangshmërinë e vdekjes.
Dorëshkrimi i gjetur në Akra, është një ftesë për të reflektuar mbi parimet tona dhe mbi humanizmin tonë; është një himn për jetën, për të jetuar çastin kundër vdekjes së shpirtit.

“Fjalor erotik frutash e perimesh”- Edmond Tupja

Lulet, frutat dhe perimet janë shkasi më i mirë për t'u thelluar në imagjinatën e përbashkët erotike të gjuhës dhe kombit shqiptar.

Siç shihet edhe nga titulli i këtij fjalori, autori ka përfshirë në të lulet, frutat dhe perimet, duke u përpjekur, jo vetëm të vërë në dukje tiparet erotike të këtyre tri kategorive, por edhe të provojë se, nga ana fonetike, shpesh emrat e tyre shpalosin ose krijojnë një atmosferë erotike, për të cilën rrëfen edhe një ngjarje krejt të imagjinuar, por të përshtatshme vetëm për publikun shqiptar dhe për gjuhën shqipe.

Nëpërmjet këtyre ngjarjeve, autori ka arritur të shpalosë disa shprehi apo gjeste të përhapura të kulturës sonë, i ka vendosur ato në kontekste sa erotike, po aq edhe gazmore apo satirike, duke paraqitur kështu një pjesë të rëndësishme e të lashtë, sa edhe të censuruar, në letrat shqiptare.

"Vajza e Tifanisë"- Deeanne Gist

Image result for Vajzat e Tifanisë- Deeanne Gist

Ky libër sjell një tjetër aspekt të luftës së femrës për të arritur ambicjet e saj në jetë: Në një realitet të tillë, në Amerikën e vitit 1893, jeton edhe Flosi Xhejn, e cila bëhet pjesë e “Vajzave të Tifanisë”. Ajo është femra moderne që thyen normat klasike, pasi do të bëjë emër në botën e artit. Lufta për të realizuar vetveten dhe rrahjet e zemrës së saj për fqinjin, përbëjnë boshtin mbi të cilin ndërtohet vepra e Deeanne Gist, e cila ka dalë në qarkullim në SHBA në vitin 2015