"Ylli pa emër", çfarë po përgatisin aktorët për publikun durrsak (VIDEO)

17/03/2017 - 17:27

Aktorët e dramës “Ylli pa emër”, i autorit rumun Mihael Sebastian, kanë zbritur në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, për të vijuar provat e nisura një muaj më parë në tavolinë.  

Nën regjinë e Erion Kames, aktorët Andia Xhunga, Besmir Bitraku, Edmond Halili, Gjergj Doçi dhe Adelina Muça janë duke punuar që pas dy javësh të sjellin për publikun e gjerë premierën, e cila sjell një realitet global, atë të njeriut në kërkim të dashurisë përballë gjendjes së vetmisë.

Drama rrotullohet rreth marëdhënies së profesorit që luhet nga aktori i njohur Besmir Bitraku, që jeton në një fshat rural, dhe Adelina Muçës në rolin e Monës, një zonjusheje që vjen nga jeta kryeqytetase, e që bie në dashuri me profesorin.

Mona dashurohet marrëzisht pas profesorit, i cili kishte bërë një jetë të fjetur në fshatin e largët, ishte tërhequr nga bota, dhe kur erdhi Mona, jeta e tij ndryshoi. Por vajza nga kryeqyteti a mundet që për dashurinë të braktisë jetën mondane, të braktisë sallonet e bukurisë, modën, baret e lokalet, për të jetuar në një fshat të largët? Sa e ndryshon dashuria njeriun? 

A është më e njëjta Monë, pasi njohu dashurinë në këtë fshat të largët? 

A do ti kthehet më jetës mondane? Këtyre pikëpyetjeve i japin përgjigje aktorët në lojën e tyre. 

Në rolin e asistent regjisores vjen për herë të parë Mimoza Marjanaku, një aktore me eksperiencë në këtë teatër.

Drama e autorit rumun sjell aktualitein shqiptar, por edhe atë global. Trajton temën e vetmisë së njeriut të sotëm, i cili si rrugë shpëtimi ka vetëm të gjejë dashurinë, por edhe dashuria është me pikatore. Aktorja Adelina Muça vjen në rolin e një vajze të vetmuar, e cila ka mbetur në një qytet të vogël, pa të ardhme. 

Por a e braktis dot përfunduimisht për dashurinë jetën mondane Mona?

Ndjekim intervistat e aktorëve Besmir Bitraku dhe Adelina Muça. 

K.H.

 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka ndarë sot çmimet e projektit “Fondi për mbështetjen e krijimtarisë letrare për fëmijë".

Është ndarë nga jeta Konstandin Ropi, në moshën 90-vjeçare, apo siç e njohim ndryshe të gjithë “Partizani i vogël Velo”.

Më 30 korrik 2020, në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, komisioni i evidentimit të rezultateve të votimit për projektet kinematografi

Piktorja Shpresa Milaqi Bajko ka çelur ekspozitën e saj të pestë personale në galerinë e arteve "Nikolet Vasia" në Durrës.

Durrësi i dha sot lamtumirën e fundit intelektualit dhe arsimtarit të njohur, “Mjeshtrit të madh”, Halil Myderrizi. 

Humoristi i njohur i Estradës së Shkodrës, Anton Krosaj është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare aktori i mirënjohur fierak Fuat Boçi.

Enkeleida Jorgollari vjen në një ekspozitë për Durrësin, qytetin nga ku është larguar 20 vite më parë, të cilin jo vetëm që nuk e ka harr