Mbrëmjen e djeshme është organizuar në pallatin e kulturës "Aleksandër Moisiu" në Durrës koncerti artistik "Bujaria durrsake" me rastin e festave të fundvitit.

Me ide dhe skenar të mjeshtërit të madh Haxhi Rama, dhe poetit Ardi Omeri, në skenën e teatrit durrsak janë ngjitur këngëtarë të njohur në vend si dhe aktorët më në zë të qytetit bregdetar.

Me këngë e humor, të pranishmit në sallë kanë kaluar një mbrëmje festive teksa edhe pak ditë na ndajnë nga Viti i Ri 2019.

Aktorët pjesëmarrës ishin: Muharrem Hoxha, Aishe Stari, Edmond Halili, Dashamir Sinani dhe Mimoza Marjanaku. Ndërsa këngëtarët Eranda Libohova, Xhesika Gjini, Reshit Gjini, Dhimitër Stefa, Astrit Serjani, Hysni Alushi dhe Enver Qeriini violinist performuan disa prej hiteve të tyre.