Një javë më parë Venecia e Italisë u përfshi si rrallëherë nga përmbytje masive duke lënë pasoja dhe dëme materiale në qytet.

Turistët nuk janë ndaluar dhe nuk kanë anular udhëtimet e tyre drejt Venecias.

Ata kanë vazhduar të lëvizin në rrugët piktoreske të Venecias, ndërsa një qytetar italian ka shkrepur një foto ku grupi i turistëve kanë nisur “sezonin e plazhit” të mundësuar nga përmbytjet.

Njerëz që pinë kafe, bëjnë selfie, dasma, por edhe plazh, janë filmuar në rrugët e Venecias.