Klubet e natës hapen pa kufizime në Vuhan, ish-epiqendra e koronavirusit shënon zero raste

20/09/2020 - 12:01

Pamje plot gjallëri vijnë së fundmi nga klubet e natës së qytetit kinez Vuhan, i cili si ish-epiqendër e pandemisë raporton zero raste të reja.

Qyteti me 11 milionë banorë tashmë ka hapur diskot pa kufizime në pamje qe tashmë i ngjajnë botës që ne njihnim para epokës së pandemisë.

Megjithëse Covid-19 vazhdon të përhapet gjerësisht nëpër botë, në Kinë situata duket se është shumë pranë normalitetit teksa në Vuhan nuk janë shënuar raste të transmetuara brenda komunitetit prej muajit maj.

Pjesa kontinentale e Kinës nuk ka regjistruar raste të reja prej 33 ditësh dhe me sa duket vendi komunist ka çrrënjosur krejtësisht koronavirusin.

Në të gjithë Kinën rregullisht janë regjistruar më pak se 100 raste ditore infektimi që prej fundit të prillit, edhe pse ishte vendi i parë i goditur nga infeksioni i rëndë.

Pekini thotë se ka katër tipe vaksinash në fazat finale të testimit, të cilat janë përdorur në raste emergjente nga punonjësit e shëndetësisë që prej korrikut. Tre nga vaksinat kineze po prodhohen nga kompania shtetërore kineze Sinopharm në bashkëpunim me grupin amerikan Sinovac Biotech.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shkencëtarët paralajmërojnë se pasojat psikologjike të pandemisë së koronavirusit do të jenë të mëdha.

Alvaro Morte i “Money Heist” ka fituar një rol të ri në një projekt filmik.

Mision vërtet i pamundur është bërë sot shmangia e koronavirusit dhe këtë stafi i “Mission Impossible 7” e provoi vetë.

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një familje në Dublin të Irlandës, ku trupi i një infermiereje u gjet i pajetë poshtë një ure jo shumë

Kryeministri Edi Rama ka festuar 10-vjetorin e martesës së tij më Linda Ramën.

Ju kurrë nuk do të shikoni një avokado në të njëjtën mënyrë përsëri.

Dorëshkrimet e Adolf Hitlerit u shitën, në ankand nga shtëpia bavareze Hermann Historica.

Deputetja shtatzënë e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është prekur nga virusi Covid-19.

Në një fermë në Sardenja të Italisë ka ndodhur një rast i çuditshëm, pasi një fermer italian ka njoftuar lindjen e një qenushi shumë të r

Brooklyn Beckham, djali i David dhe Victoria Beckahm dhe e dashura e tij Nicola Peltz u fejuan pak javë më parë, dhe shumë shpejt po dali