Tajlanda merr vendmin e çuditshëm/ Mbeturinat që gjendet ne parkun kombëtar do t’u kthehen sërish mbrapsh personave që i kanë hedhur

19/09/2020 - 18:41

Ministria e Mjedisit në Tajlandë së fundmi ka marrë një vendim të çuditshëm. Në Tajlandë është vendosur se personat që hedhin mbeturina në parkun kombëtar Thai, do i marrin sërish mbrapsh.

Sipas ministrisë, mbeturinat që gjendet në park do të kthehen sërish në shtëpitë e personave që i kanë hedhur, dhe kjo do të bëhet si një mësim që njerëzit të mbrojnë natyrën. Me këtë do të merren autoritetet në Parkun Kombëtar të njohur Khao Yai. Sipas mediave të huaja, shkelësit gjithashtu do të regjistrohen në polici.

Vizitorët para se të futen në park duhet të regjistrohen me adresat e tyre, duke e bërë më të lehtë për rojet që nëse i lënë mbeturinat, t'u gjejnë menjëherë shtëpitë dhe t'ua kthejnë mbetjet.

Ministri i Mjedisit Varawut Sikpa-arxha postoi në llogarinë e tij në Facebook fotografi të mbeturinave të mbledhura në parcela kartoni që ishin gati për t’u dërguar te personat që i kanë hedhur.

“Plehrat tuaja – ne do t’i kthejmë përsëri tek ju”, shkruan ai.

Së bashku me shishet plastike të zbrazëta, kanaçe dhe kutitë në postimin në Facebook, përmbahet një shënim i sjellshëm që thotë: “Ju i keni harruar këto gjëra në Parkun Kombëtar Khao Yai”.

Autoritetet e parkut thonë se mbeturinat e lëna mund të jenë veçanërisht të rrezikshme për kafshët që mund të përpiqen ta hanë atë.

Parku Kombëtar Khao Yai i cili është në veri-lindje të kryeqytetit Thai Bangkok shtrihet në më shumë se 2.000 km katrore (770 milje katrore) dhe është shumë i popullarizuar nga alpinistët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ju kurrë nuk do të shikoni një avokado në të njëjtën mënyrë përsëri.

Dorëshkrimet e Adolf Hitlerit u shitën, në ankand nga shtëpia bavareze Hermann Historica.

Deputetja shtatzënë e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është prekur nga virusi Covid-19.

Në një fermë në Sardenja të Italisë ka ndodhur një rast i çuditshëm, pasi një fermer italian ka njoftuar lindjen e një qenushi shumë të r

Brooklyn Beckham, djali i David dhe Victoria Beckahm dhe e dashura e tij Nicola Peltz u fejuan pak javë më parë, dhe shumë shpejt po dali

Dwayne "The Rock" Johnson u rrit duke admiruar babanë e tij, legjendën e mundjes, Rocky, i cili u bë kampioni i parë me peshë të rëndë në

Familja Trump vendosi maskën në debatin e fundit presidencial, pasi u paralajmëruan se nuk do të futeshin brenda nëse nuk do e vendosnin.

Një nga çiftet më gazmorë të Hollywood-it, Blake Lively dhe Ryan Reynolds, u përpoqën të sigurohen, që njerëzit të votojnë në zgjedhjet e

Maskat për fytyrën po përdoren në të gjithë botën për të provuar dhe mbajtur koronavirusin jashtë vrimave të hundës dhe gojës, pasi kjo ë

Shumica e personazheve VIP, në një fazë të caktuar të jetës së tyre rrëfejnë për ato që u kanë ndodhur në fëmijëri. Por kjo e aktorit Mat