Ushtarët ndjekin gruan lakuriq dhe e vrasin me 36 plumba (VIDEO)

22/09/2020 - 13:55

Një video është bërë virale në internet dhe ka shkaktuar shqetësim mes ekspertëve pasi në të shfaqen disa persona që ndjekin një grua lakuriq dhe më pas e vrasin duke e qëlluar me 36 plumba. Sipas BBC-së, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në Mozambikun e veriut. Ekspertët kanë argumentuar që me shumë mundësi pamjet e forta janë filmuar në muajin shtator.

Gruaja nuk është identifikuar nga autoritetet, ndërsa dyshohet se ka mbetur prapa pasi nga zona janë larguar civilët e tjerë. BBC ka identifikuar veshjen e personave që kryejnë vrasjen dhe është e njëjtë me atë që përdorin forcat e Mozambikut.

Ky është vendi ku qëndrojnë kryengritësit islamikë në këtë shtet dhe sipas autoriteteve kanë lidhje me ISIS-in.

Ushtari që dyshohet se ka shkrepur armën mendohet se është vrarë. Nga ana tjetër qeveria thotë se imazhet janë montazh. Në Mozambik ka një konflikt mes ushtrisë dhe kryengritësve islamikë. Më parë janë bërë publike pamje se si kryengritësit torturojnë ushtarët dhe më pas përdorin veshjet e tyre. Dhuna është shtuar në këtë rajon e për pasojë dhjetëra civilë janë larguar nga vendi. 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shkencëtarët paralajmërojnë se pasojat psikologjike të pandemisë së koronavirusit do të jenë të mëdha.

Alvaro Morte i “Money Heist” ka fituar një rol të ri në një projekt filmik.

Mision vërtet i pamundur është bërë sot shmangia e koronavirusit dhe këtë stafi i “Mission Impossible 7” e provoi vetë.

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një familje në Dublin të Irlandës, ku trupi i një infermiereje u gjet i pajetë poshtë një ure jo shumë

Kryeministri Edi Rama ka festuar 10-vjetorin e martesës së tij më Linda Ramën.

Ju kurrë nuk do të shikoni një avokado në të njëjtën mënyrë përsëri.

Dorëshkrimet e Adolf Hitlerit u shitën, në ankand nga shtëpia bavareze Hermann Historica.

Deputetja shtatzënë e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është prekur nga virusi Covid-19.

Në një fermë në Sardenja të Italisë ka ndodhur një rast i çuditshëm, pasi një fermer italian ka njoftuar lindjen e një qenushi shumë të r

Brooklyn Beckham, djali i David dhe Victoria Beckahm dhe e dashura e tij Nicola Peltz u fejuan pak javë më parë, dhe shumë shpejt po dali