Është e rëndësishme të keni parasysh se të gjithë kanë një normë të ndryshme metabolike. Të bësh stërvitje të rregullt, të flini mjaftueshëm gjumë dhe të pini shumë ujë, janë tre nga gjërat më të mira që mund të bëni për të përshpejtuar metabolizmin tuaj. Megjithatë, gjithashtu mund ta bëni atë të funksionojë në mënyrë efektive duke ngrënë siç duhet.

Sot, “DurrësLajm” ju sjell një listë të ushqimeve që ju ndihmojnë për të nxitur metabolizmin tuaj. Shtojini këto ushqime në dietën tuaj të përditshme, dhe shikoni efektet e mrekullueshme!

SPECA DJEGËS

10 Foods That Boost Your Metabolism

Studimet kanë treguar se të hani speca djegës, mund të përshpejtojë metabolizmin tuaj me 25%. Nëse hani ushqime me spec djegës ju bën të djersiteni më shumë se zakonisht, kjo ndodh për shkak të kapsaicinës, një kompleksi që stimulon receptorët e dhimbjes në trup. Ajo rrit qarkullimin e gjakut dhe shkallën metabolike, duke e bërë trupin tuaj të djegë dhjamin më shpejt.

KOKRRA TË PLOTA: BLLOGUR DHE ORIZ NGJYRË KAFE

10 Foods That Boost Your Metabolism

Marrja e kokrrave dhe drithërave është gjithmonë e rekomandueshme në një dietë të shëndetshme. Sekreti është që të zgjidhni kokrra të plota – për shembull grurë, bollgur, oriz dhe misër. Kokrra të plota kanë lëndë ushqyese dhe karbohidrate komplekse që përshpejtojnë metabolizmin tuaj duke stabilizuar nivelet e insulinës.

BROKOLI

Brokoli nuk mund të jetë perimja juaj e preferuar, por është një burim i rëndësishëm i kalciumit, i cili përshpejton metabolizmin tuaj. Gjithashtu është e pasur me vitamina C, K dhe A. Një herë të hani brokoli, do të merrni një sasi të rëndësishme të fibrave folate dhe një shumëllojshmëri të antioksidantëve. Është një nga ushqimet më të mira të detoxit që mund të shtoni në dietën tuaj.

SUPËRA

Studime të shumta konfirmojnë se konsumimi i supës është i lidhur me një rrezik më të ulët të obezitetit. Në shumicën e dietave, ky ushqim është inkorporuar para vakteve kryesore. Pse? Hulumtuesit konkludojnë se njerëzit që fillojnë me supë konsumojnë më pak ushqim të rëndë kur bëhet fjalë për vaktin e tyre kryesor. Në fakt, një studim në “Penn State University” përcaktoi se kombinimi i lëngjeve dhe i përmbajtjeve të ngurta në supë, gjeneron një reduktim të oreksit, duke reduktuar kështu marrjen e tepërt të ushqimit dhe duke ndihmuar për të djegur dhjamin më shpejt.

KAFEJA DHE ÇAJ JESHIL

Shumë studime kanë treguar se kafeja dhe çaji jeshil përshpejtojnë metabolizmin, si dhe sigurojnë përfitime të tjera shëndetësore: ato posedojnë një sasi të madhe të antioksidantëve, ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, ndihmojnë për të djegur më shumë yndyrë dhe për të zvogëluar shenjat e celulitit.

MOLLËT DHE DARDHAT

Molla dhe dardha mund të jenë aleatë të mëdhenj kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, jo vetëm për shkak të përmbajtjes së tyre të ulët kalorike, por edhe për shkak se këto dy fruta mund të nxisin metabolizmin tuaj. Kjo mbështetet nga një studim i kryer në Universitetin Shtetëror të Rio de Janeiro-s, i cili konfirmon se gratë që hanin tre mollë ose dardha të vogla në ditë, humbën më shumë peshë se ato që nuk i hanin fare.

ERËZA

Erëzat si piperi i zi, farat e mustardës, hudhra pluhur dhe xhenxhefili mund të mbajnë normat e metabolizmit tuaj të lartë. Është vërtetuar se njerëzit që inkorporojnë erëza në dietën e tyre mund të djegin deri në 1000 kalori më shumë në ditë.

FRUTAT AGRUME

Frutat agrume si portokalli, shega dhe limoni gjithashtu ndihmojnë për të djegur dhjamin dhe për të mbajtur metabolizmin tuaj të lartë. Përveç kësaj, për shkak të sasisë së lartë të vitaminës C, frutat e agrumeve rregullojnë nivelin e insulinës.

USHQIME TË PASURA ME KALCIUM

Nëse doni të rrisni normën tuaj metabolike, është shumë e rëndësishme të hani shumë ushqime të larta në kalçium. Një studim në Universitetin e Tennessee konfirmoi se njerëzit që konsumojnë mes 1200 dhe 1300 miligram kalcium në ditë humbin dy herë më shumë peshë sesa ata që konsumojnë atë në sasi më të vogla.

ACIDET YNDYRORE OMEGA-3

Acidet yndyrore Omega-3 gjenden kryesisht në peshk, por ato janë gjithashtu të pranishme në arra dhe farëra, si ato të lirit dhe vaj farërash. Këto ushqime përshpejtojnë metabolizmin tuaj, sepse zvogëlojnë prodhimin e një hormoni të quajtur leptin (një kimikat natyral që ngadalëson metabolizmin tuaj). Në fakt, një studim nga Klinika Mayo zbuloi se fiset afrikane që përfshinin shumë peshq në dietën e tyre kishin pesë nivele më të ulëta të leptinës se ato që nuk e konsumonin.

Përgatiti “DurrësLajm”

Burimi: “Bright Side