Kujdes! Këto ushqime bëhen të dëmshme për shëndetin, nëse e teproni

11/11/2019 - 18:38

Maturia në ushqyerje është një faktor i rëndësishëm për shëndetin e mirë.

Nëna Natyrë na ka dhuruar një sërë burimesh të shëndetshme ushqimore, e megjithatë edhe ato e kanë një kleçkë.

Sado i mirë e i shëndetshëm të jetë një ushqim, nëse njeriu e tepron, ai bëhet i dëmshëm.

Po të lexoni më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për ushqimet e mira me të cilat nuk duhet ta teproni për të mirën e shëndetit tuaj.

Avokado

Avokado është një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme mono-të-pangopura.

Këto yndyrna përmirësojnë shëndetin e lëkurës por edhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Nga ana tjetër, konsumi i tepërt i yndyrnave të tilla nuk është një ide e mirë, për vetë faktin se në avokado ofron shumë kalori, plot 250 për copë.

Arrorët

Arrorët janë një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme dhe i bëjnë mirë zemrës.

Megjithatë, arrorët kanë 80 përqind yndyrë plus shumë kalori.

Ngrënia e sasive jo të tepruara të arrorëve është plotësisht e rekomanduar, por nëse hani me grushta nuk do ju bëjnë mirë. Ato nxisin dhimbje koke dhe plogështi.

Peshku Ton i Konservuar

Ky peshk përmban shumë proteina dhe acide yndyrore omega-3 që janë shumë të rëndësishme për shëndetin.

Megjithatë, nëse ju e teproni me peshkun ton atëherë do të keni në organizëm sasi të mëdha mërkuri që është i rrezikshëm për shëndetin.

Djathi

Djathi, bashkë me produkte të tjera të bulmetit, është një burim i mirë i kalçiumit dhe proteinës.

Këto të dyja janë të domosdoshme për kockat dhe zemrën.

Por nëse ju e teproni me djathin, sidomos atë të picës që shkrihet e është plot yndyrë, mos prisni të keni përfitime prej tij.

Zgjidhni gjithmonë djathëra që kanë pak kripë dhe yndyrë.

Mishi i Kuq Dhe i Pulës

Mishi në përgjithësi është një burim i shijshëm proteine që na ndihmon për rritjen e kockave dhe muskujve. Por mishi i kuq ka shumë yndyrë dhe mund të nxisë sëmundjet kardiovaskulare.

Mishi i kuq duhet ngrënë jo më shumë se dy herë në javë.

Mish i pulës është i shëndetshëm, por vetëm nëse e merrni nga një fermer i besuar.

Prodhimet industriale të mishit të pulës janë të mbushura me antibiotikë që janë të dëmshëm për njeriun.

Patatet

Patatet, përfshirë këtu ato të ëmblat, janë padyshim të shijshme dhe me vlera.

Ama, nga ana tjetër ato kanë shumë kalori dhe karbohidrate që nëse e teproni bëhen të dëmshme për shëndetin.

E njëjta gjë vlen edhe për karrotat dhe panxharin të cilat përveç se kanë shumë karbohidrate kanë edhe sheqerna që ndikojnë tek niveli i sheqerit në gjak./AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kate Middleton paralajmëroi Princin Harry të mos nxitonte të martohej me ‘krejtësisht të ndryshmen’ Meghan Markle, sipas librit të botuar

Ushtrimi i aktivitetit fizik gjatë shtatzënisë ndikon pozitivisht në shëndetin e bebes.

Këngëtari August Alsina ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste për “The Breakfast Club”.

Aktorja Olta Gixhari është duke shijuar pushimet në plazhet spanjolle , ndërsa është në pritje të një fëmije.

Si çdo fillim muaji, astrologjia Meri Shehu bën parashikimin mujor të shenjave të horoskopit tek “Rudina”, në Tv Klan.

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat shqiptare dhe ato turke.

Sa herë ju ka ndodhur të keni organizuar një takim me miqtë ose udhëtim dhe t’ju kenë lënë në baltë?

Guxoni të ëndërroni dhe ëndrra do te bëhet pjesë e realitetit tuaj!

Shteti i Misisipit vendosi të ndryshojë flamurin dhe të heqë nga ai flamurin e Konfederatës që është pjesë përbërëse e këtij flamuri, sep

Askush nuk i shpëton incidenteve dhe situatave të sikletshme, madje as anëtarët e familjes Mbretërore.