Maska dëmton lëkurën/ Dermatologia: Çfarë problemesh shkakton në fytyrë

16/10/2020 - 09:51

Që prej ditës së djeshme maska është bërë aksesori më i rëndësishëm që do na shoqërojë pothuajse kudo sapo dalim nga shtëpia. Në ditët e sotme pretendimet e shumë njerëzve që mbajnë maskë është se ajo u shkakton probleme jo vetëm me frymëmarrjen, por edhe me lëkurën.

Mjekë të njohur në SHBA, të specializuar në dermatologji, si Dr. Shari Marchbein dhe Dr Patricia Wexler janë shprehur se që nga fillimi i pandemisë dhe mbajtja e maskës në fytyrë, janë shtuar ndjeshëm pacientët që kanë shfaqur probleme në lëkurë, madje edhe vetë doktorët janë shprehur se kanë përjetuar ndryshime në lëkurë.

Problemet kanë qenë nga më të ndryshmet, duke nisur nga rrjepjet në zonën e hundës, veshit por edhe skuqje apo shfaqje të puçrrave dhe jo vetëm kaq por probleme edhe më serioze. Por natyrisht që për të gjitha këto probleme ka zgjidhje.

Në lidhje me këtë problematikë, ishte e ftuar sot në “Wake Up” në Top Channel mjekja dermatologe, Erjona Shehu. Ajo theksoi se prej kohësh ka pacientë që i drejtohen dermatologëve për problemet në fytyrë nga mbajtja e maskave.

“Kemi kohë që kemi pacientë me probleme nga mbajtja e maskës, sepse ky shtimi i fashës orare të mbajtjes patjetër që do t’i rrisë problemet.

Kanë nisur që me hapjen apo daljen nga karantina. Nga më të ndryshimet si probleme në fakt. Përveç dermatiteve, unë do të shtoja një sërë të tjerash, ku më problematiku në rang global janë aknet e krijuara nga maskat. Madje kemi edhe temin e ri tashmë në dermatologji, “maskne”, tha dermatologia Erjona Shehu.

E pyetur se si mund t'i shmangnim, mjekja u shpreh: “Kam frikën se nuk do i shmangim dot, sepse më këtë maskë në fytyrë do rrimë 2 vite të mira”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 37-vjeçar serb dhe një 43-vjeçar boshnjak janë arrestuar dhe dënuar para një gjykate në Varese të Italisë, me tre vite e katër muaj b

Në muajin shkurt, Jessica Adams e transformoi krejtësisht mënyrën e vet të të jetuarit.

Shumë nëna janë mësuar ta lënë smartphone-in në duart e fëmijëve të tyre, ndërkohë që merren me punët e shtëpisë.

Më 30 shtator të këij viti, Justin dhe Hailey festuan përvjetorin e martesës.

Moti i zymtë përmirëson funksionimin e trurit tonë, sepse na ndihmon të fokusohemi dhe të mendojmë më thellë, sipas psikologëve.

Nëna e këngëtares me famë botërore Rita Ora, disa vite më parë, u prek nga sëmundja e kancerit në gji.

Të dielën e fundit të tetorit ora do të ndryshojë si çdo vit dhe akrepat do të shkojnë pas 60 minuta në mëngjesin e orës 4:00.

Grupi muzikor "The Flaming Lips" janë shfaqur në një performancë muzikore të mbështjellë në flluska plastitke.

Një lemur 21-vjeçar që u zhduk nga kopshti zoologjik i San Franciskos, në fillim të kësaj jave, u gjet falë një djali 5-vjeçar, pavarësis