Maska natyrale që largon rrudhat brenda 7 ditësh

15/11/2019 - 21:57

Nëse do të kishte një listë të problemeve më të urryera estetike, rrudhat pa dyshim që dotë  ishin në krye. Simptomë e pashmangshme e plakjes, por është e mundur të lehtësoni dhe vononi shfaqjen e tyre me përbërës plotësisht natyralë.

Tërshëra, një nga përbërësit e maskës, është një drithë i plotë dhe ushqyese, e pasur me vitamina dhe karbohidrate. Ajo promovon rigjenerimin e strukturës natyrale të lëkurës, duke ruajtur pH falë proteinave të saj.

Kosi është një hidratues i shkëlqyeshëm për lëkurën, ka një efekt ftohës, e ushqen dhe tonifikon atë. Mjalti është përdorur për kujdesin e lëkurës për mijëra vjet. Përmban aminoacide dhe enzima jetike për qelizat, ndihmon në shërimin e plagëve, është antiseptik dhe antibakterial dhe është i pasur me antioksidantë.

Në fund vitamina E lufton kundër radikalëve të lirë, përgjegjësit kryesorë për plakjen e lëkurës. Vitamina E ndihmon në luftimin e rrudhave dhe të gjitha simptomave të tjera të plakjes.

Për të përgatitur maskën kundër rrudhave, përzieni 2 lugë kos me 1 mjaltë, 2 lugë tërshërë dhe përmbajtjen e një kapsule vitaminë E. Përziejini mirë derisa të fitohet një masë homogjene.

Aplikojeni në fytyrë para se të flini dhe lëreni të veprojë 15-20 minuta, më pas shpëlajeni fytyrën me shumë ujë të ngrohtë. Aplikoni një hidratues menjëherë pasi të keni tharë mirë fytyrën. /Revista Psikologjia

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një familje e njohur aktorësh në Indi ka rezultuar pozitive nga testi i koronavirusit Covid-19.

Nëse do të ishte gjallë, Princeshë Diana do të ishte sot 59 vjeçe.

Rober Irwin është një figurë e njohur televizive në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë që të gjithë instancat shtetërore e shëndetësore po bëjnë thirrje për distancim social, në veçanti në klube e lokale, me sa duke

Një protestë e pazakontë është shënuar në Hamburg të Gjermanisë, ku punëtoret e seksit kanë kërkuar që bordellot të mos mbyllen në periud

Të gjitha femrat e dinë që kurrsesi nuk mund të ndodhë që puçrrat, pikat e zeza dhe ato dhjamore të bardha të zhduken brenda natës, por m

Një 30-vjeçar humbi jetën nga koronavirusi në San Antonio të SHBA-së, pasi mori pjesë në të ashtuquajturën “Party Covid-19”.

Nëna e yllit të serialit "Glee", Naya Rivera, e cila u zhduk 4 ditë më parë, u fotografua në gjunjë përballë liqenit ku vajza e saj dysho

Rudina Xhunga ka treguar të gjitha peripecitë që kaloi kur shoferi që e transportoi kishte rezultuar me koronavirus.

Shumë e njohin si këngëtare, por Eliza Hoxha është edhe deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.