Pamje tronditëse - Mushkëritë e duhanpirësit që pinte një pako cigare çdo ditë për 30 vjet (VIDEO+FOTO)

19/11/2019 - 09:23

Pamje tronditëse tregojnë mushkëritë e nxira katran të një duhanpirësi, i cili u lidh me zakonin vrastar për 30 vjet.

Në vend që të ishin me një ngjyrë rozë të shëndetshme, ato ishin si qymyri dhe ekstremisht të përflakura nga mbetjet e duhanit, duke i bllokuar ato. Mjekët nga Spitali Popullor Wuxi në Jiangsu, Kinë, nxorën organet pasi vdiq 52-vjeçari, i cili kishte sëmundje të shumta në mushkëri. Pacienti ishte regjistruar për të dhuruar organet e tij pas vdekjes, por mjekët e kuptuan shpejt se nuk mund t’i përdorin.

Videoja, e regjistruar nga kirurgët, është parë më shumë se 25 milionë herë në mediat sociale, me përdoruesit që e quajnë atë “reklamën më të mirë kundër pirjes së duhanit ndonjëherë”. Ajo u ngarkua nga spitali me titullin: ‘A keni ende guximin të pini duhan?’ 

Pirja e duhanit është shkaku më i madh i kancerit dhe prodhon kimikate që shkaktojnë të paktën 15 forma të ndryshme të sëmundjes. Provat tregojnë se duhani shkakton rreth 70 për qind të të gjitha rasteve të kancerit të mushkërive, i cili ka numrin më të lartë të vdekjes nga çdo formë e kancerit.

Njerëzit tërhiqen nga pirja e duhanit pasi nikotina mund t’i bëjë ata të ndjehen mirë, por është e lehtë të bëhen të varur dhe shumë e vështirë të heqin dorë pasi pirja e duhanit të bëhet zakon. Pirja e duhanit vret 1.2 milionë njerëz çdo vit dhe njerëzit që e konsumojnë kanë dy herë më shumë të ngjarë të kenë sulm në zemër dhe deri në 30 herë më shumë të ngjarë të marrin kancer në mushkëri.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duket sikur ka dalë nga një film i James Bond, por koncepti mund edhe të tregojë se e ardhmja e superjahteve është edhe nënujore.

Për disa, 2019-a ka fluturuar, për të tjerë duket sikur s'do të marrë fund kurrë.

Mijëra krijesa të çuditshme kanë pushtuar një plazh në Kaliforni. Krijesat pulsuese janë krimba në formë dhjami, ose “Urechis caupo”.

Përpara atmosferës së festave të Nëntorit, kur shumica e njerëzve bëjnë plane se ku do t`i kalojnë ato, sidomos kur dy ditët e festave i

Zakonisht për festa gjejmë në pemën e Krishtlindjes dhurata që na bëjnë të lumtur.

Kim Kardashian është nënë e 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve kanë ardhur në jetë nga një nënë surrogate.

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në Kategorinë e Dytë në slloveni, teksa një lojtar është përjashtuar nga ekipi i tij.

Të paktën një herë në vit, datat e kalendarit përputhen për të na dhënë një të premte të 13-të.

Fotografitë dhe videot e kryeministrit britanik, Boris Johnson duke votuar së bashku me qenin e tij, Dilyn, nuk janë të vetmet që janë bë

Kjo është vila mbresëlënëse e gazetares së njohur Ellen DeGeneres në Los Angeles.