Simptoma e re e Covid-19, eksperti britanik tregon sa zgjat

18/01/2021 - 20:29

Siç dihet tashmë nga eksperienca e këtyre muajve të pandemisë, por edhe nga protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), simptomat më të zakonshme të Covid-19 janë temperatura, kolla e vazhdueshme, humbja e nuhatjes apo shijes, lodhja, dhembja e kokës dhe dhembja e fytit. Gjithsesi tani po flitet nga ekspertët e shêndetësisë për një simptomë të re.

Epidemiologu britanik, Tim Spector, ka paralajmëruar për atë që e quan si “gjuha Covid”, duke shpërndarë një foto në rrjetin social “Twitter”. Ai tregon një rast ku shihet një gjuhë e njollosur dhe sipas tij një simptomë e tillë mund të zgjasë nga një javë deri në disa muaj.

“Gjuha Covid” po vihet re gjithmonë e më shpesh tek pacientët të cilët rezultojnë pozitiv me koronavirus.

“Më shumë fotografi që vijnë nga “gjuha gjeografike” misterioze që lidhet me një sërë sëmundjesh, por tani po raportohet edhe me COVID dhe mund të zgjasë me javë ose muaj.”- shkruan eksperti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nga traditat që është përhapur në të gjithë botën është torta e ditëlindjes me qirinj të ndezur.

Ka njerëz që zgjohen me zilen e parë të alarmit e ka të tjerë që rrotullohen pa fund në shtrat duke injoruar edhe zilen e shtatë.

Pallati Buckingham po fillon një hetim mbi pretendimet se Meghan Markle ngacmonte ndihmësit mbretëror.

Pas vetëm 6 muaj nga lindja e fëmijës së pestë, Alec dhe Hilaria Baldwin janë bërë sërish prindër.

Sipas mjekëve, lodhja e shpejtë dhe dhimbja e muskujve e nyjeve 75% shkaktohet nga mënyra sesi ne rrimë ulur para kompjuterit në punë, dh

Në Marsin e vitit të kaluar fotoja e një infermiereje e cila punon në një spital në Milani u bë virale në të gjithë botën.

Lëkura juaj është një pasqyrë që reflekton ndryshimet, të cilat ndodhin brenda trupit tuaj.

Dukesha e Sussex, Meghan Markle u dëmshpërblye me 450 mijë paund ose rreth 521 mijë euro pas fitores së betëjes ligjore kundër "Mail On S

Në një incident të çuditshëm, një aeroplan pasagjerësh u detyrua të bënte një ulje emergjente dhe të kthehej në aeroport në kryeqytetin s

Rrudhat që formohen në qafë mund të shkaktojnë probleme në paraqitjen e jashtme të një gruaje.