Të ngelësh shtatzënë teksa je shtatzënë... Shkenca pranon se është e mundur

17/07/2019 - 11:05

Tingëllon e pabesueshme, por ja është e vërtëtë. E kishit menduar ndonjëherë se një femër mund të mbetet sërish shtatzënë, ndërkohë që është shtatzënë? Mund të duket si një fenomen i mbinatyrëshëm i parë në ndonjë film fanta-shkencë, por është e vërtetë. Në grua mund të mbetet përsëri shtatzënë teksa është.

"Bright Side" ka treguar arsyet se pse kjo mund të ndodhë.

Kjo gjendje e rrallë quhet "superfetim", që nënkupton konceptimin e një fetusi të dytë, ndërsa është shtatzënë me një tjetër. Si rezultat, një nënë merr binjakë me mosha të ndryshme gestacioni dhe nganjëherë edhe 2 data të ndryshme të lindjes.

"Superfetim" nuk është e njëjta gjë si "superfekondimi". Kjo e fundit përfshin fertilizimin e dy vezëve gjatë një periudhe të ciklit menstrual. Në rastin e superfetimit, ngjizja ndodh në periudha të ndryshme menstruale dhe binjakët përveç se nuk do të kenë moshën e njëjtë, do të ndryshojë gjithashtu edhe gjatësia dhe grupi i gjakut.

Normalisht, kur një grua është shtatzënë, vezoret e saj ndalojnë lëshimin e vezëve në mitër, sepse hormonet i dërgojnë një sinjal trupit për t'u "përgatitur" për rritjen e një fëmije. Megjithatë, kur ndodh superfetimi, vezoret prodhojnë dhe lëshojnë një vezë tjetër, e cila gjithashtu mund të bëhet e fekonduar (pra trupi është gati për një shtatzëni tjetër).

Ka 10 raste të njohura zyrtarisht të këtij fenomeni dhe e fundit ndodhi në Australi. Një grua me emrin Kate Hill mbeti shtatzënë dy herë brenda 10 ditëve.

Ajo lindi dy vajza të vogla - Charlotte dhe Olivia, të cilët janë klasifikuar si binjakë, megjithatë, diferenca kohore mes ngjizjes së tyre ishte 10 ditë. Megjithëse ato lindën në të njëjtën ditë, peshat e tyre dhe llojet e gjakut ishin të ndryshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duket sikur ka dalë nga një film i James Bond, por koncepti mund edhe të tregojë se e ardhmja e superjahteve është edhe nënujore.

Për disa, 2019-a ka fluturuar, për të tjerë duket sikur s'do të marrë fund kurrë.

Mijëra krijesa të çuditshme kanë pushtuar një plazh në Kaliforni. Krijesat pulsuese janë krimba në formë dhjami, ose “Urechis caupo”.

Përpara atmosferës së festave të Nëntorit, kur shumica e njerëzve bëjnë plane se ku do t`i kalojnë ato, sidomos kur dy ditët e festave i

Zakonisht për festa gjejmë në pemën e Krishtlindjes dhurata që na bëjnë të lumtur.

Kim Kardashian është nënë e 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve kanë ardhur në jetë nga një nënë surrogate.

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në Kategorinë e Dytë në slloveni, teksa një lojtar është përjashtuar nga ekipi i tij.

Të paktën një herë në vit, datat e kalendarit përputhen për të na dhënë një të premte të 13-të.

Fotografitë dhe videot e kryeministrit britanik, Boris Johnson duke votuar së bashku me qenin e tij, Dilyn, nuk janë të vetmet që janë bë

Kjo është vila mbresëlënëse e gazetares së njohur Ellen DeGeneres në Los Angeles.