Elena Di Martino është një super tifoze e Juventusit, e cila ishte në stadium për të ndjekur ndeshjen mes ekipit të Torinos dhe Chievo-s. E ulur pikërisht pas portës në “Allianz Stadium”, ajo është goditur në fytyrë nga një top i gjuajtur nga Cristiano Ronaldo.

“Të goditesh në fytyrë me një top nga Cristiano Ronaldo nuk i ndodh të gjithëve. Faleminderit tifozëve të tjerë që ishin në stadium për suportin”, shkruan Elena.

46-vjeçarja ka dhe një kërkesë për yllin portugez, si për t'i “shlyer” dëmin që i bëri: “Cristiano është një idhull, por tani, pas kësaj goditjeje që mora, pres një ftesë për darkë!”.