Këto janë pamjet elektrizuese që pushtoi Durrësin mbrëmë menjëherë pas fitores së Teutës së Kupës së Shqipërisë në edicionin e 68-të të këtij kompeticioni. 

Të gjithë tifozët e Djemve të Detit mbushën rrugët e qytetit duke brohoritur, hedhur fishekzjarrë e gëzuar pafund.

Pamje emocionuese që kishin kohë që nuk përjetoheshin në Durrës!

Skuadra durrsake, e drejtuar nga Edi Martini, ka arritur të marrë trofeun pasi mposhti me shifrat 2-0 Tiranën në stadiumin “Air Albania”.

Një sukses i merituar i “Djemve të Detit”, përballë një kundërshtari që u duk se i mungonte dëshira për të bërë atë që bëri gjatë kampionatit, ku riktheu titullin pas 15 vitesh. Goli që në minutën e 2-të nga qendërmbrojtësi Rustem Hoxha dhe në minutën e 79-të nga mesfushori me tipare sulmuese, Lorenco Vila, bënë me krahë durrsakët.

Tashmë Tirana dhe Teuta do kenë mundësinë të rahpin sezonin 2020-2021 me finale e Superkupës, që sipas të gjitha gjasave mund të luhet më 31 gusht, por FSHF ende nuk e ka konfirmuar.