Koronavirusi ka pezulluar sportet në të gjithë botën dhe ka dërguar shumë futbollistë në izolim, për të shmangur përhapjen në masë të këtij virusi që ka vrarë me mijëra njerëz. Në izolim është dhe skuadra e Bajernit. Lojtarët e gjigantit bavarez po qëndrojnë në shtëpitë e tyre, dhe ushqimin për ta po e përgatit kuzhinieri Alfons Shuhbek.

Ai gjithashtu pretendon se ai ka përgatitur një ilaç që të mbron nga Koronavirusi, dhe atë ua jep lojtarëve.

“Për lojtarët e Bajernit, unë bëj lëng xhenxhefili çdo mëngjes. Për të qenë të saktë, gjysma xhenxhefil i shtrydhur dhe tjetra lëng limoni. Djemtë gjithashtu konsumojnë acide yndyrore Omega-3 përmes vajit të peshkut dhe farave të lirit ose shegës. Përveç kësaj, unë rekomandoj shafran të Indisë ose hudhër.

Ai rrit mekanizmat e tyre mbrojtëse shëndetësore në maksimum, ata vështirë se mund të sëmuren. Nëse pini ilaçin gjatë gjithë kësaj kohe, me siguri nuk do të infektohen me Koronavirus”, u shpreh kuzhinieri i Bajernit.

Vlen për t’u theksuar se asnjë futbollist i Bayern deri më tani nuk është infektuar me Koronavirus.