La shtatzënë vajzën e presidentit, klubi merr vendimin e rëndë për futbollistin

13/12/2019 - 16:55

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në Kategorinë e Dytë në slloveni, teksa një lojtar është përjashtuar nga ekipi i tij. Shkak për këtë është bërë, se ai kishte një lidhje me vajzën e presidentit, të cilën e kishte lënë edhe shtatzënë.

Sapo presidenti mori vesh se vajza e tij kishte ngelur shtatzënë me lojtarin, e thirri menjëherë futbollistin i cili është nga Nigeria. Lojtari e pranoi atë dhe pas kësaj u detyrua të largohet nga klubi ku ai aktivizohej.

Emri i lojtarit dhe skuadrës nuk është bërë ende publik, për shkak se futbollisti e ka treguar ngjarjen, por nuk dëshiron që të ketë probleme.

“Kam nënshkruar një  kontratë 3-vjeçare, por jam futur në telashe, kur u kuptua se vajza e presidentit ka ngelur shtatëzënë me mua. Sapo morën vesh këtë, unë e pranova gjithçka se ishte e vërtetë dhe më thanë që të mos paraqitesha në ambientet e klubit, por të qëndroja në shtëpi. Pas një jave ata më kontaktuan mua, se kanë ndërprerë kontratën, për shkelje disiplinore, diçka që më erdhi si e papritur. Unë dhe vajza e presidentit jemi të rritur dhe e duam njëri-tjetrin, dhe vendosëm të kemi një fëmijë. Tani unë jam në Nigeri dhe nuk kam folur me vajzën, për shkak se e kanë detyruar të më bllokojë në të gjitha rrjetet sociale. Nuk e di se çfarë ka ndodhur me të dhe fëmijën.”, u shpreh futbollisti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditët e nxehta të gushtit, aktori i njohur, Gentian Zenelaj po i kalon me familjen e tij.

Përhapja e koronavirusit e ka vendosur parkun më të madh të krokodilit të Indisë nën kërcënim.

Një qytet kinez ndërtoi një urë rreth një shtëpie të vogël pasi pronari ka refuzuar t’ia shesë shtetit për dekada.

Një grua në SHBA ka rezultuar pozitive me koronavirus, por kjo gjë nuk e ndaloi të shkonte në një sallon bukurie për të bërë thonjtë.

Shkollat ​​po rihapin, parqet e argëtimit po mirëpresin vizitorët dhe ngrënia në natyrë është zgjidhja e vetme.

Nën dyshekë, qilima, në rrobat e papastra, libra ose sirtarë… Nëse zgjidhni këto vende për të ruajtur para, duhet ta dini se hajdutët “do

Produktiviteti nuk varet nga koha e qëndrimit në punë. Por si mund të jeni produktivë dhe jo vetëm të zënë në punë?

Të jesh blogere sot në Shqipëri duket hera-herës si një trend.

Pasagjerët e një fluturimi nga Nisa në Oslo do të duhet të zbatojnë një karantinë dhjetëditore, për shkak se avioni i tyre zbriti në të n

Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani, njihet jo vetëm për zërin e mrekullueshëm, por edhe pamjen e jashtme, ku shfaqet gjithmonë e kurua