Vijojnë ofendimet në kor për mamanë e futbollistit të Romës, Nikolo Zaniolo. Pas tifozëve të Lacios dhe të Napolit, kësaj here ishe radha e atyre të Parmës, për të ofenduar 41-vjeçaren Françeska Zaniolo.

Ishin minutat e fundit të takimit, teksa mesfushori i ri i talentuar u rrëzua në zonë dhe pretendoi për një 11-metërsh, ndërsa tifozët filluan të këndojnë në kor “Mamaja e Zaniolos është një ku*vë”.

Françeska është komentuar së shumti nga mediat rozë, për shkak të fotove provokuese që ajo poston në rrjetet sociale.

Së fundmi, nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka dënuar ashpër koret ndaj saj duke thënë se për koret kundër Balotelit, napolitanëve dhe katanzarezëve, janë mbyllur tribuna e gjobitur njerëz, ndërsa mamatë e futbollistëve duket se nuk vlejnë njësoj për organet disiplinore.