Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka ndjekur live përballjen e djeshme Shqipëri-Islandë që përfundoi 4 me 2 për kuqezinjtë.

Si një prej tifozëve më të zjarrtë të Kombëtares, gëzimi i Kreut të Shtetit ka qenë i papërmbajtshëm në shkallët e stadiumit pas golave që i dhanë fitoren shqiptarëve.

Fitore shqiponjash sot në “Elbasan Arena”! ”, shkruajti Meta pas fitores që ngazëlleu gjithë tifozët kuqezinj.