Niko Jani, një nga legjendat e sportit në Durrës, mbush sot 64 vjeç.

Jani ka festuar ditën e lindjes mes famijarëve të tij, djemve dhe nipërve.

Ish-mbrojtësi i skuadrës së Lokomotivës, mbetet një emër mjaft i njohur i futbollit durrsak në vitet ‘80-të.

Një urim të ndjerë për të e ka shpërndarë në rrjetet sociale djali i tij, i cili shpreh nga ana tjetër dhe krenarinë e madhe e të qenurit biri i një legjende si Niko Jani.

“Edhe 100 vjec na u befsh kampioni yne. Te uroj me gjithë shpirt gezuar ditelindjen e 64-t, te festosh sa me shumë ditelindje prane nesh dhe me niperit… ashtu sic nderove nje ekip te Durresit ashtu nderove dhe familjen tende me miresinë dhe dashurine …ashtu sic mbroje porten e ekipit, ashtu po mbron dhe e ke mbrojtur gjithmonë nderin dhe imazhin e familjes JANI….Jam shumë krenar qe jam djali yt dhe do jem krenar gjithmonë per ty qe je BABI  ynë i nderuar dhe kryelartë….rrespekte papa (cabrini 3)”, shkruan djali i tij, Gilberto.