Burri më i frikshëm në planet do të ndeshet me ‘Hulkun Iranian’

20/11/2018 - 15:15

Bëhuni gati për një përballje titanësh në vitin 2019. Martyn Ford, 2 metra i madh, kishte nënshkruar me organizatën polake të MMA-së, KSW. Dhe duket se tani ai është gati për ndeshjen e tij të parë – ndeshjen e tij të madhe, shumë të madhe.

Po flasim për Sajad Gharibi i cili peshon 154 kilogramë. Burri sa një mal – i njohur në botë si “Hulku Iranian” – është një ish-bodibuilder dhe ka një përvojë në mundje. Gharibi thuhet se ka nënshkruar kontratë me KSW dhe se ai tashmë është i gatshëm të luftojë në një ndeshje masive të MMA-së më 2019-n.

Ford foli kohët e fundit për LADbible rreth tranzicionit të tij në MMA dhe se si ky ndryshim ishte shumë “natyral” për të. “Gjithmonë kam qenë shumë garues, dhe më pëlqen ta sfidoj veten. Jam vetëm pak budalla, apo jo?”. Ai shtoi: “Unë personalisht gjithmonë tentoj të jem sa më profesionist”. 

Ford foli edhe për ndeshjen e UFC 229 mes Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov. Ai tha: “Sjellja... ajo më zhgënjeu. E kuptoj, por kur ke ndikim të tillë, duhet të kesh kujdes. Mendoj se McGregor është një luftëtar fantastik dhe nganjëherë bën skena, por kur je me kaq ndikim, besoj se duhet të kesh më shumë përgjegjësi për veprimet e tua”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të kujdesesh për lëkurën është një terapi më vete, por ndonjëherë kërkon shumë kohë.

Për të shkuar deri në Mars do të duhet gjysmë milioni dollarë.

Shkrimtari Josh Barry ka pësuar paralizë celebrale dhe ka kaluar nëntë vitet e fundit duke shkruajtur një libër autobiografi me hundë.

Sinqeriteti është një vlerë që vlerësohet gjithnjë e më shumë nga shoqëria.

Një pilot me gati 20 vjet eksperiencë fluturimi është filmuar duke fjetur në kabinën e tij, teksa ndihmësi  i tij e ka regjistruar këtë v

Pasi Tristan Thompson e tradhtoi Khloé Kardashian me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, në rrjet kanë vërshuar me shpejtësi

Dukesha Meghan Markle organizoi dje festën e foshnjes që do të sjellë në jetë.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë ndër çiftet që kanë një histori të gjatë dashurie, ato u fejuan gjatë vitit 2018.

Bebe Rexha ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Last Hurrah” ku duket më seksi se kurrë.

"Disney" ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga produksionet më të njohura dhe të suksesshme kur bëhet fjalë për filmat vizatimorë.