Çmenduria në Arabinë Suadite, qytet të ri me ligje perëndimore për ngjarjet e mëdha sportive

04/12/2019 - 17:20

Arabia Saudite po planifikon të ndërtojë një qytet-shtet të ri ndërkufitar, të qeverisur nga ligje perëndimore, si pjesë e strategjisë së saj afatgjatë për t’u bërë një qendër globale për ngjarje sportive të klasit botëror.

Element kryesor në projektin e Mbretërisë, “Vizioni 2030”, është pikërisht zbatimi i ligjeve perëndimore në qytetin e ri Neom, që është një projekt prej 400 miliardë paundësh në veriperëndim të vendit, afër Detit të Kuq.

Qyteti i ri do të fitojë të drejtën për të organizuar më shumë ngjarje globale sportive, të ngjashëm me duelin e së shtunës, për peshat e rënda na boks, mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jnr, në Rijad.

Qeveria Saudite mësohet se ka rekrutuar ekspertë të shumtë të çështjeve publike nga e gjithë bota, përfshirë disa nga Britania, për të hartuar një projekt që u ideua për herë të parë nga Princi i Kurorës Saudite, Mohamed Bin Salman, dy vjet më parë.

Qyteti i ri do të funksionojë në mënyrë të pavarur nga pjesa tjetër e vendit, me ligje të ndryshme për punëtorët dhe për të drejtat e grave, si dhe duke u dhënë më shumë liri vizitorëve, siç është e drejta e pirjes së alkoolit, që tifozëve të boksit iu mohohet këtë fundjavë.

Arabia Saudite është kritikuar shpesh nga organizatat e të drejtave të njeriut, si Amnesty International, për përpjekjen e saj për të pastruar imazhin nëpërmjet organizimit të eventeve të mëdha sportive, siç është përplasja e së shtunës në boks.

Kujtojmë që në Arabinë Sauditë është vendosur të zhvillohet Superkupa e Spanjës dhe ajo e Italisë.Kanali shtetëror spanjoll RTVE po refuzon transmetimin e Superkupës së Spanjës, që do të zhvillohet në janar në Jeddah.

Federata Spanjolle e Futbollit, për të siguruar sa më shumë të ardhura nga ky aktivitet, ka ndryshuar edhe formatin, duke e zgjeruar me 4 skuadra pjesëmarrëse: Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Valencia. Amnisty International pretendon se dueli i boksit Joshua-Ruiz zhvillohet në një sfond të zymtë e në një vend ku ka pasur 146 ekzekutime këtë vit.

Sidoqoftë, qeveria saudite nuk ka plan të heqë dorë nga programi i saj ambicioz për të rritur industrinë e turizmit në 10 për qind të ekonomisë kombëtare deri në vitin 2030.

Kjo strategji do ta ndihmonte për të zvogëluar varësinë e vendit nga shitja e naftës.Një numër i konsiderueshëm ngjarjesh madhore do të zhvillohen për herë të parë në këtë vend vitin e ardhshëm, përfshirë një tur prej pesë etapash në çiklizëm apo Kupa Suadite e garave me kuaj, me një fond shpërblimesh prej 15 milionë paundësh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej disa muajsh, pandemia ka pushtuar botën duke krijuar vështirësi dhe probleme të ndryshme.

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka treguar se vuante nga një depresion i një shkalle të ulët për sh

Pasuria e themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, veçse vjen duke u rritur.

Këngëtarja Aurela Gaçe është duke xhiruar klipin e këngës “Lento Lento” në Vlorë.

Vajza e aktorëve Vincent Cassel dhe Monicca Bellucci është akuzuar së fundmi se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale.

Qyteti i Los Anxhelosit ka vendosur të ndëshkojë të gjithë ata që organizojnë festa të mëdha duke mos ndjekur rregullat anti Covid.

Kitara e yllit të Rock and Roll, Elvis Presley u shit në ankand për 1.32 milionë dollarë. Kitara akustike Martin D-18 e vitit 1942, u ble

Shënojeni diku emrin Elina Zhengo pasi me siguri do ta dëgjoni shpesh në të ardhmen si një ndër atletet më premtuese në Europë.

Një foshnjë raportohet se ka lindur shëndoshë e mirë në Kinë, megjithese i ishte mbështjellë kordoni i kërthizës rreth gjashtë herë përre

Fotoreporteri Bilal Jawich ishte në shtëpinë e tij, në periferi të Bejrutit kur një shpërthim, i cili ka lënë të paktën deri tani mbi 100