Melanie Myler, e dashura e futbollistes shqiptare Florijana Ismaili e cila humbi jetën në liqenin e Comos, ka bërë një dedikim prekës për 24-vjeçaren ku tregon dhimbjen e madhe që po përjeton.

"Nuk mund të gjej fjalë që të përshkruajnë atë që unë ndjej dhe nuk mund të përshkruaj si ndihem pa ty, pa më të mirën time, pa gjysmën time, pa dashurinë time, pa gjithçka timen. Jo, jo, jo askush në këtë botë nuk mund të përshkruajë se sa shumë të dua. Më mungon shumë dhe më dhemb shumë zemra. Luvi. Faleminderit për çdo moment që kam jetuar me ty. Nuk do të të harroj kurrë. Të dua,"– shkruan Myler në Instagram.

Futbollistja shqiptare e cila humbi jetën pak ditë më parë ishte kapitenia e Jang Bojsit dhe prej disa kohësh kishte nisur një lidhje sentimentale me futbollisten tjetër Melanie Myler.