E kapi duke tradhtuar, ish-partnerja shpërthen ndaj futbollistit të Manchester United

21/11/2020 - 17:29

Patrice Evra, ish-futbollisti i njohur i Manchester United dhe Juventusit është fejuar zyrtarisht me modelen holandeze, Margaux Alexandra (25 vjeçe), vetëm një muaj pasi u divorcua nga ish-bashkëshortja e tij, Sandra (39-vjeçe), me të cilën ishte i lidhur prej 25 vitesh. Francezi e zyrtarizoi lidhjen me bukuroshen e pasarelave në Instagram.

"Ne kemi qenë bashkë për më shumë se një vit, dua të them, që kur më vodhe zemrën. Pas herës së dytë që u takuam, të thashë se do të ishe gruaja ime për gjithë jetën time. Unë nuk mund të jetoj pa ty tani, edhe kur je pranë meje, më mungon!"

Ish-partnerja e 39-vjeçarit, Sandra, mësoi për "zjarrin" e ri që po djeg zemrën e Evrasë pikërisht përmes rrjeteve sociale. Ajo ka mbetur shumë e zhgënjyer nga ish-bashkëshorti i saj, ndaj të cilit nuk i kursen fjalët e rënda.

"Ai u largua nga shtëpia për një udhëtim pune për 15 ditë dhe nuk është kthyer më. Më 4 mars ai bëri kërkesë për divorc përmes avokatit të tij. Mu desh shumë kohë për të kuptuar se si ai u bë një "mi kanalesh"."

Në të njëjtën intervistë, Sandra zbuloi tradhtitë e tjera të Evrasë, me Danielle Silvester (2010), me modelen e Playboy-t, Carla Howe (2013), dhe me mjeken Gabriella Birley (me të cilin ish-futbollisti ka dy fëmijë jashtë martese).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ngritja “raketore” Elon Musk mes njerëzve më të pasur të botës, vazhdon pa ndalim.

Një truk shumë praktik me lëvoren e bananes mund të bëjë mrekulli për këmbët tuaja.

Para dy netësh u mbajt ceremonia e “American Music Awards”, që mblodhi disa nga emrat më të njohur të muzikës botërore.

Një kirurg në Arabinë Saudite ka vdekur në dhomën e operacionit të spitalit ku do të kryente një procedurë ortopedike, njoftonin mediat v

Një taksist në Turqi ka bërë një gjest që jo shumë njerëz e bëjnë, pasi gjeti një sasi të konsiderueshme parash në automjetin e tij.

Periudha e vështirë është gati të mbarojë për pothuajse gjysmën e shenjave të zodiakut.

Këngëtarja shqiptare, Zajmina Vasjari mbetet një nga femrat më tërheqëse të showbiz-it shqiptar.

Përse vijojmë të dezinfektojmë sipërfaqet nga frika e koronavirusit kur e dimë se ai qëndron në afër?

Një burrë që vrau gruan e tij u tha policëve, se ajo nuk ishte e lumtur pasi ai nuk dukej aq mirë sa ajo.

Ish-çifti i famshëm, Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus prej kohësh janë në qendër të mediave për jetën e tyre private.